LAJMI I FUNDIT:

KEK më në fund stabilizon prodhimin

KEK më në fund stabilizon prodhimin

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka njoftuar se si rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve, duke tejkaluar të gjitha normat e parapara teknike, të gjitha punët rreth aftësimit të njësisë gjeneruese A4 kanë përfunduar me sukses, brenda 24 orëve nga ndalja e saj. Si rrjedhojë njësia A4, ne orët e hershme të mëngjesit sot, është lëshuar në punë të rregullte.

“Në këtë moment, KEK është duke prodhuar deri 650 Mwh/h nga dy njësi të Kosovës B dhe një njësi të Kosovës A, sipas informatave që kemi mjaftojnë për mbulimin e kërkesave e konsumit vendor. Në bazë të dinamikes së shtuar të punimeve, pritet që deri të hënën edhe një njësi e “Kosovës A” të jetë në prodhim”, është thënë në njoftimin e KEK-ut për media.

Po ashtu aty theksohet se përkundër faktit se stabilimentet e trashëguara janë shume komplekse dhe vështirë te parashikueshme për sa i përket proceseve te operimit, fale përkushtimit te punëtorëve dhe ndryshimit te konceptit menaxherial, KEK dëshmoi edhe njëherë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë ne eliminimin e problemeve ne afat rekord.


“Përkundër sfidave te ndërlidhura me jetëgjatësinë e njësive me të cilat është duke operuar, falë përkushtimit të punëtorëve dhe menaxhimit efikas, KEK arrin që në afat rekord të aftësoj njësitë të prodhojnë konform planit dhe bilancit elektroenergjetik. Për me tepër, edhe këtë vit KEK është duke vazhduar me trendin pozitiv të prodhimit, ku gjate periudhës se gjysmës se 2015, mbi nivelin e planifikuar te prodhimit, dhe ka tejkaluar nivelin e kërkesave te konsumatorëve të vendit për energji elektrike”, thonë në KEK.

Ndryshe njësitë gjeneruese të Termocentralit “Kosova B”, kanë moshën mbi 35 vjeçare përderisa ato të “Kosovës A”, mbi 40 vjeçare. Për këtë arsye, proceset e operimit të njësive në fjalë, janë shumë komplekse dhe vështirë të parashikueshme, për sa i përket angazhimeve që kërkohen. “Kushtet atmosferike të nxehtësisë ekstreme që janë duke mbretëruar e vështirësojnë edhe më tepër situatën për sa i përket operimit dhe intervenimit dhe që shkaktojnë limitime të natyrshme të fuqisë së këtyre njësive”.

Ne këtë vijë, ashtu sikur që vepron KEK-u, shpresojmë se secila palë e ndërlidhur me sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe bartësin e licencës së furnizuesit publik, që menaxhon me import dhe eksport të energjisë të bëjë përpjekje, që të kryej funksionin e vet që ka dhe të marr përgjegjësitë që i takojnë sipas autorizimeve dhe licencës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori