Sot zyrtarisht Girls TECH po hap dyert për 15 vajza që duan të marrin aftësim profesional në fushën e TIK-ut.
Ky program është themeluar dhe mbështetur nga KEDS, në kuadër të programit KEDS Academy, që këtë vit mbushi 9 vite. Për t’i shtyrë dhe mbështetur vajzat të ndjekin karrierën e tyre edhe në drejtime të Teknologjisë Informative dhe fushës së Programimit, KEDS, po angazhohet që kjo të bëhet realitet.
Pjesë e këtij programi mund të bëhet secila nga nxënëset e shkollave të Mesme Profesionale, profili i Informatikës dhe Gjimnazet, klasa e 12-të, të cilat kanë shkathtësi bazike në përdorimin e Teknologjisë Informative ,si dhe sukses të mirë në vitin paraprak.
Duke filluar nga muaji maj i këtij viti, Girls TECH do të jetë dera e hapur për të gjitha ato vajza qe duan të ngritin njohuritë e tyre në fushat e lartë përmendura.
Numri i vajzave të përzgjedhura do të jetë 15, ndërkaq që aplikimi është hapur sot për të gjitha të interesuarat.
Për hartimin dhe përpilimin e moduleve të programit, janë përkujdesur profesionistët e fushës përkatëse të KEDS dhe tani gjithçka është gati për të filluar implementimin.
Ideatorja e projektit, Valbona Kadrijaj, konfirmon se tashmë gjithçka është gati për fillimin e programit Girls TECH. Implementimi i programit do të bëhet nga resurse të brendshme të kompanisë.
“Ne në KEDS kemi bërë gjithçka gati për të filluar me realizimin e programit. Kemi identifikuar resurset e nevojshme humane, si dhe kemi krijuar infrastrukturën fizike me qëllim të realizimit të projektit. Gjithashtu edhe stafi mbështetës dhe trajnues është gati, ku përpos angazhimeve të Departamentit për Cilësi, Siguri dhe Trajnime, përkrahje në zbatim kemi edhe nga Departamenti i IT-së. Përveç aftësimit profesional, pas përfundimit të programit për ato vajza që tregojnë përkushtim të madh në ndjekjen e programit, do të jenë dyert e hapura edhe për punësim.
Në përfundim të programit, për më të mirat, do të ofrohet mundësia e punësimit në kompani”, u shpreh Kadrijaj.
KEDS mbetet kompani e përkushtuar në avancimin profesional të të rinjve kosovarë, përmes projekteve të shumta zhvillimore në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës (CSR). Gjithashtu, ky program po realizohet edhe si zotim i kompanisë për fuqizimin e rolit të gruas në kompani dhe komunitet, me nënshkrimin e shtatë (7) parimeve të Un Women.
Programi do të fillojë me Distriktin e Prishtinës, ku përfshihen këto komuna: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë -Kosova dhe Drenasi, ndërkaq aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 22 prill 2022.
Për më shumë detaje dhe informata, klikoni KËTU!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës