LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i ndërron orët pa paralajmërim, dëmton bizneset duke i lënë pa rrymë

KEDS-i ndërron orët pa paralajmërim, dëmton bizneset duke i lënë pa rrymë

Ndërprerja e papritur e rrymës, për shkak të ndërrimit të orëve e mëparshme elektronike me ato digjitale, e ka shqetësuar me arsye qytetarin Agim Arifi. Sipas tij, KEDS- sot ka dëmtuar bizneset që veprojnë në qendrën biznesore të menaxhuar nga ai. Bizneset në këtë qendër kanë mbetur plotë dy orë pa rrymë.

Në një prononcim për Telegrafin, Arifi ka thënë se i pengon fakti që ndryshimi i orëve, nga ato të mëparshmet elektronike (manuale siç thonë në KEDS) në digjitale, është bërë pa paralajmërim. Madje, punëtorët e KEDS-i nuk kanë pasë vendim të Gjykatës për ta bërë një gjë të tillë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe Policia e Kosovës, ku Arifit i është kërkuar nga ata që ai mos ta pengojë punën e punëtorëve të KEDS.


Policët i kanë thënë se moslejimi i punës, nga ana e Arifit, të punëtorëve të KEDS, do t’i detyrojë ata që të marrin masa tjera – duke nënkuptuar arrestimin e tij.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë idiotizmi është kjo. Këta vijnë e ndalin rrymën dhe nuk i japin pesë pare se dëmtohen bizneset. Së paku kërkoj një vendim të gjykatës ose të kompanisë se pse duhet të ndërrohen orët. Për më tepër më pengon se një gjë e tillë është bërë pa paralajmërim”, ka theksuar Arifi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori