LAJMI I FUNDIT:

Kearns për letrën dërguar Borrellit dhe Lajçakut: Është koha që BE-ja të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Kearns për letrën dërguar Borrellit dhe Lajçakut: Është koha që BE-ja të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Një letër ku kërkohet heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, i është dërguar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Kjo letër është nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të disa shteteve mike.

Në mesin e nënshkrueseve është edhe deputetja britanike Alicia Kearns.


Kearns ka reaguar në “X” duke thënë se në këtë letër kërkohet gjithashtu edhe hetim i plotë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Sulmi i armatosur në Banjskë, përfshirja e Milan Radoiçiqit dhe roli i Serbisë - çka përmban saktësisht letra që iu dërgua Borrellit dhe Lajçakut nga deputetët e disa shteteve?
Lexo po ashtu Sulmi i armatosur në Banjskë, përfshirja e Milan Radoiçiqit dhe roli i Serbisë - çka përmban saktësisht letra që iu dërgua Borrellit dhe Lajçakut nga deputetët e disa shteteve?

“Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që kur militantët e armatosur rëndë të udhëhequr nga ish-zëvendës presidenti i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, vranë një zyrtar policor kosovar dhe sulmuan Banjskën. Sasia dhe lloji i armatimit sugjeron mbështetje nga shteti serb. Ne kemi nevojë për një hetim zyrtar me rezultate publike”, ka shkruar Kearns në “X”.

Deputetja britanike tutje shton se Milan Radoiçiq ka pranuar sulmin dhe se i njëjti duhet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me gjykimin.

“Nuk ka asnjë justifikim që Serbia të mbrojë Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij nga përballja me drejtësinë për krimet e tyre”, shprehet Kearns.

Deputetja ka falënderuar kryesuesit që u mblodhën gjatë 24 orëve të fundit për të nxitur BE-në që më në fund të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Paqja kërkon drejtësi dhe llogaridhënie, të dyja aktualisht mungojnë”, tha ajo.

Ndryshe edhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga Latvia, Richard Kols, ka kërkuar heqje të menjëhershme të masave ndaj Kosovës.

“Si Kryetarë të Komisioneve të Punëve të Jashtme të parlamenteve të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Lituanisë, Kroacisë, Belgjikës, Latvisë, Italisë, Irlandës, Danimarkës, Republikës Çeke, Bullgarisë, Estonisë, i bëjmë thirrje Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për të siguruar një ndërprerje të menjëhershme të të gjitha masave negative kundër Kosovës dhe për t’i bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të hetojnë plotësisht sulmin në Banjskë që ndodhi më 24 shtator”,ka shkruar Kols. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori