LAJMI I FUNDIT:

KE: Po ndjekim me vëmendje ngjarjet dhe debatet në Maqedoni për propozimin francez

KE: Po ndjekim me vëmendje ngjarjet dhe debatet në Maqedoni për propozimin francez

Komisioni Evropian, përmes zëdhënëses për zgjerim, tha se procesi në Maqedoninë e Veriut për propozimin e kornizës negociuese të presidencës franceze është duke u ndjekur.

Në pyetjen e gazetarëve në konferencën e rregullt për shtyp në Komisionin Evropian për propozimin francez dhe procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, zëdhënësja për zgjerim, Ana Pisonero deklaroi se në vend janë duke u zhvilluar konsultime.

“Pas dërgimit të propozimit të rishikuar francez, e patë se kryeministri Kovaçevski shpalli një proces të gjerë konsultimi me të gjitha palët relevante, ky proces është në vazhdim e sipër dhe sigurisht që vendimi për këtë propozim të rishikuar është vendim sovran i Maqedonisë së Veriut, ne po e ndjekim me vëmendje ngjarjet dhe debatet që po zhvillohen”, tha Pisonero.


E pyetur për përmbajtjen e kornizës së negociatave dhe përfshirjen e çështjeve dypalëshe me Bullgarinë në propozim, Pisonero i drejtoi gazetarët në ueb faqen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku janë publikuar dokumentet, por nuk komentoi asnjë detaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Lajme
Kalo në kategori