LAJMI I FUNDIT:

KËNGË VJESHTE

KËNGË VJESHTE

Poezi nga: Paul Verlaine
Përktheu: Maksim Rakipaj

Zvargie ngashërimash
Violinash
Të vjeshtës
Zemrën ma rëndon
Me një plogështim
Monoton.
Më zë një gulçimë
Zbehem meit
Kur ora trokëllin
Kohët e shkuara
Ndër mend më vinë
Dhe filloj e qaj


Dhe udhët marr
Me erën e marrë
Që më heq zvarrë
Si t’i vijë mbarë
Njësoj si të jem
Një gjethe e tharë.