Katar 2022 do të zhvillohet në dimër: Ja çfarë do të ndodhë me ligat evropiane gjatë Kampionatit Botëror – starti, pushimi dhe mbarimi
Kupa e Botës në Katar do të jetë e para në histori që do të luhet në dimër, që do të thotë se do të mbahet në mes të kampionateve të futbollit në Evropë.
Kjo do të thotë se do të ketë një pushim më ta gjatë në kampionatet në Kontinentin e Vjetër, por nuk do të zgjasë shumë, duke qenë se FIFA ka gjetur një zgjidhje kompromisi dhe ka vendosur të shkurtojë kohën e zakonshme të përgatitjes së ekipeve kombëtare që mund të zgjasë deri në një muaj.
Liga Premier, Bundesliga dhe Seria A italiane do të fillojnë sezonin 2022/2023 një javë më herët se këtë sezon, ndërsa La Liga dhe Ligue 1 do të fillojnë në të njëjtën datë si këtë sezon.
The #FIFAWorldCup groups are set 🤩
We can't wait! 🏆#FinalDraw pic.twitter.com/uaDfdIvbaZ
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 1, 2022
Në këto pesë liga, pushimi para Botërorit fillon pas fundjavës së 12 dhe 13 nëntorit. Skuadrat janë të detyruara t’i lirojnë lojtarët për grumbullimin me përfaqësueset më 14 nëntor, pra vetëm shtatë ditë para hapjes së Kupës së Botës, që do të nis me ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit.
Botërori përfundon më 18 dhjetor dhe gjermanët, anglezët, spanjollët dhe francezët do të vazhdojnë kampionatin menjëherë pasi ai të kryhet.
Gjermanët startojnë menjëherë më 20 dhjetor, anglezët më 26, francezët më 28 dhe spanjollët më 29 dhjetor. Italianët do të vazhdojnë garat në janar.
Ndryshimin më të madh do ta përjetojë Liga e Kampionëve, në të cilën gara në grup do të fillojë një javë më herët se sivjet – më 6 shtator dhe do të përfundojë më 2 nëntor. Faza e eliminimit do të nisë në mes të shkurtit, siç zhvillohet edhe këtë sezon.
Orari për fillimin e garave për sezonin 2022/2023 në pesë ligat më të forta evropiane
Liga Premier
Fillimi: 6 gusht
Pushimi para Kupës së Botës: 13 nëntor
Vazhdimi i kampionatit: 26 dhjetor
Ndeshja e fundit e kampionatit: 28 maj 2023
La Liga
Fillimi: 12 gusht
Pushimi para Kupës së Botës: 13 nëntor
Vazhdimi i kampionatit: 29 dhjetor
Ndeshja e fundit e kampionatit: 4 qershor 2023
Bundesliga
Fillimi: 5 gusht
Pushimi para Kupës së Botës: 13 nëntor
Vazhdimi i kampionatit: 20 janar
Ndeshja e fundit e kampionatit: 27 maj 2023
Seria A
Fillimi: 13 gusht
Pushimi para Kupës së Botës: 13 nëntor
Vazhdimi i kampionatit: Janar 2023.
Ndeshja e fundit e kampionatit: Nuk specifikohet
Ligue 1
Fillimi: 6 gusht
Pushimi para Kupës së Botës: 13 nëntor
Vazhdimi i kampionatit: 28 dhjetor
Ndeshja e fundit e kampionatit: 4 qershor 2023
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
Red Bull do ta blejë një klub tjetër pak orë pasi konfirmuan Jurgen Kloppin
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit
Arsenal do t'i ndryshojë protokollet para dhe pas ndeshjes shkaku i Conor McGregor
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand