LAJMI I FUNDIT:

Karadzic flet për marrëdhëniet me Vokrrin

Karadzic flet për marrëdhëniet me Vokrrin

Tomislav Karadzic, presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, ka thënë se Kosova është pranuar pa të drejtë në Federatën Evropiane të Futbollit.

Ndërsa i pyetur për marrëdhëniet me Fadil Vokrrin, Karadzic ka thënë se ai nuk ka asgjë me të dhe se i ka marrëdhënie të mira, transmeton Telegrafi.

“Me Vokrrin kam marrëdhënie normale. Nuk kam asgjë kundër tij, përveç se kemi dy anë të kundërta” ka thënë Karadzic.


Dje, Kosova është pranuar në UEFA në saje të 28 votave kundrejt 24 kundër dhe dy abstenimeve. /Telegrafi/