LAJMI I FUNDIT:

Kapen 10 mijë litra gaz kontrabandë

Kapen 10 mijë litra gaz kontrabandë

Në Hodonocë të Dardanës, autoritetet policore të Gjilanit njoftuan se kanë ndaluar një kamion që po bartte mbi 10 mijë litra gaz për ndriçim, i futur kontrabandë nga Serbia.

Malli i kontrabanduar është konfiskuar, ndërkohë që rasti iu është dedikuar Prokurorisë Publike Komunale, njoftuan zyrtarë për informim të Policisë Rajonale në Gjilan.

Pasi që i dyshimti nuk posedonte dokumente përcjellëse për ngarkesën, me urdhër të prokurorit, malli është konfiskuar dhe i është dorëzuar zyrtarëve doganor në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, të cilët do të merren me rastin.