Femrave hezitohet t’u jepet trashëgimia pas shkurorëzimit nga bashkëshortët. Shpesh ato fshihen edhe nga akti i vdekjes së prindit, prandaj në Kosovë vazhdon të dominojë ligji tradicional sa i përket trashëgimisë së femrave
Me dhjetëra gra po enden gjykatave duke kërkuar të drejtën për trashëgimi në pronë. Ndonëse, Ligji për Trashëgiminë në Kosovë ua mundëson atyre ta trashëgojnë pasurinë, familjarët apo bashkëshortët po i ikin ligjit në forma të ndryshme për të mos ua dhënë bijave apo ish-grave, shkruan “Zëri”.
N. Bukleta thotë se ka 14 vjet që është nëpër gjykata dhe ende nuk është zgjidhur rasti i saj. Ajo ka paditur vëllanë e saj për mosndarjen e pasurisë së trashëguar nga babai.
“I jam drejtuar gjykatës për të marrë hisen e babait. Dua të marrë pronën që më takon nga trashëgimia e babait dhe nënës”, thotë Bukleta për gazetën. Ajo thotë sesi rasti i saj është endur nëpër gjykata pa u dhënë ndonjë verdikt përfundimtar deri më tash. “Katër herë kam shkuar në Apel dhe përgjigjja që me jepej ishte ‘Jo, s’është e kryer ende’”, shprehet ajo. Bukleta thotë se ndikon shumë që është femër dhe nuk i takon pasuria.
“As gjykatave s’po u besoj më, as avokatëve, as komunave sepse po e zvarrisin çështjen”, thotë ajo duke rrëfyer se është bërë shprehi që sapo shkon në gjyq t’i drejtohen palës me fjalët : “Për 10-15 vjet nuk kryhet ky muhabet (çështje)”, që sipas saj po i zhgënjen femrat t’i drejtohen gjykatave. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City