LAJMI I FUNDIT:

Kandidatura e Moskës në OBT do të jetë kompromis

Kandidatura e Moskës në OBT do të jetë kompromis

“Kandidatura e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë(OBT) është një kompromis, që varet nga intervenimi i saj ushtarak në Gjeorgji”, ka deklaruar sekretari amerikan e tregëtisë Carloz Gutiererz, në një intrevistë të publikuar në të përjavshmen gjermane Der Spiegel.

Sipas mendimit të Gutierez, edhe Rusia është në një situatë ekstremisht të vështirë.

“Presidenti amerikan George Bush e ka përsëritur disa herë shumë qartë se deri tani Amerika ka mbrojtur integrimin e Rusisë në komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi Gutierez.

Ne e kemi futur Rusinë në grupin e tetëshes së vendeve më të industrializuara (G8). Ne kemi qenë të kënaqur nga kjo dhe kemi mbrojtur vullnetin rus për të të marrë pjesë në OBT, por për momentin ky fakt përben një rrezik, thotë ai.


Data në të cilën u realizua intervista nuk është e saktë, por Gutierez është shprehur pas suspendimit të kontakteve të rregullta me Rusinë, të martën.

Presidenti amerikan George Bush, kishte deklaruar këtë muaj që luftimet në Osetinë e Jugut midis forcave ruse dhe gjeorgjiane do të dëmtojnë përpjekjet e Moskës për tu integruar në institucionet e mëdha ndërkombëtare.

“Në këtë situatë krize ne nuk mund të hapim asnjë lloj opsioni. Qeveria ruse duhet tani të kërkojë ku janë interesat “, shtoi sekretari i Deprtamentit të Tregëtisë, i pyetur nëse Rusia duhej të përjashtohej nga G8 dhe të mbahej larg prej OBT.