LAJMI I FUNDIT:

Kandidatja e LVV-së, Bernarda Radoncic tregon prejardhjen e saj shqiptare

Kandidatja e LVV-së, Bernarda Radoncic tregon prejardhjen e saj shqiptare

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit do të kandidojë edhe Bernarda Radoncic nga Mitrovica.

Ajo jeton në Danimarkë dhe nga atje është nominuar për kandidate.

Korrdinatoreja e LVV në Danimarkë, Malësore Gërguri, përmes një postimi në facebook,  ka thënë se është “ashtëzakonisht të lumtur që aktivistja jonë nga Danimarka, Bernarda Begu Radoncic, ka fituar të drejtën për të qenë në listë zgjedhore për Deputete të Kuvendit të Kosovës! E duam Bernarden në Kuvendin e Kosovës, sepse ajo më së miri e përfaqëson Mërgatën dhe në përgjithësi interesat e qytetarëve të Kosovës!”.


Edhe vetë kandidatja për deputete, Bernarda Radonic, në një postim në Facebook, ka thënë se ajo është e lindur në Danimarkë, por ka prejardhje shqiptare.

Postimi i plotë i saj:

“Të dashur bashkëkombas, ju miq dhe ju mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Të dashur mërgimtarë gjithandej nëpër botë!

Unë Bernarda Begu Radoncic, jam e lindur dhe e rritur në Danimarkë. Jam bijë e tim atë, prejardhja e t’cilit është nga Gucia, Mali i Zi, por i lindur në Skenderaj, dhe mamasë time e cila vjen nga Kacandoll-i e Trepqa, si familje banues në qytetin e Mitrovicës, përpara emigrimit në Shtetin Danez!

Rrugëtimi im në politikë, dhe delegimi im për Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka filluar me aktivizmin tim në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shtetin e Danimarkës, dhe unë pashmangshëm i falendërohem atij ekipi përfekt, atyre aktivistëve aq të zellshëm, që mua më dhanë besimin që të jem kandidate nga Mërgata për listë zgjedhore, dhe njëherësh mëpastaj të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Përkatësia ime është e pastër, 100% Shqipëtare me plotë krenari, dhe familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare!
Unë ju falendëroj secilin veq e veq, për besimin që do ta kem nga ju, për t’ju përfaqësu me dinjitet, e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të jem kundër secilës veti të keqe duke treguar profesionalizëm dhe kulturë europiane”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori