LAJMI I FUNDIT:

Kampionati Botëror: Lojtari më i gjatë, më i shkurtë, më i ri, më i moshuar dhe ai që peshon më shumë

Kampionati Botëror: Lojtari më i gjatë, më i shkurtë, më i ri, më i moshuar dhe ai që peshon më shumë

Në Kampionatin Botëror do të jenë të pranishëm hiq më pak se 736 lojtarët të grumbulluar nga 32 kombëtare. 

Tashmë siç është zakon, dalin numra mjaftë interesant, por edhe analiza mbi gjithçka në Kampionatin Botëror.

E fundit është me gjatësinë e lojtarëve, por edhe moshën dhe kilogramët.


Lojtari më i ri  është Daniel Arzani (Australi) që ka lindur më 4 janar 1999 dhe luan me Melbourne City FC (Australi).

Ai futet tek pesë futbollistë më të rinj janë edhe: Kylian Mbappe (Francë), Achraf Hakimi (Marok), Francis Uzuho (Nigeri), Trent Alexander-Arnold (Angli), të gjithë të lindur në vitin 1998.

Ndërsa trajneri më i ri është Aliou Cisse i Senegalit, 42 vjeç.

Lojtari më i vjetri është Essam El Hadary i Egjiptit i lindur më 15 janar 1973.

Pesë futbollistët tjerë “veteranë” janë edhe: Rafa Marquez (Meksikë, datëlindja 1979), Sergey Ignashevich (Rusi, datëlindja 1979), Tim Cahill (Australia, datëlindja 1979), José Corona (Meksikë, datëlindje 1981).

Trajneri më i vjetër është Oscar Tabarez i Uruguajit, 71 vjeç.

Lojtari më i gjatë që do të jetë në Rusi është Lovre Kalinic i Kroacisë dhe portier.

Ai është i gjatë 201 centimetra dhe luan me Gentin në Belgjikë.

Pesë futbollistë e tjerë më të gjatë janë: Jannik Vestergaard (mbrojtës i Danimarkës, 200 cm), Federico Fazio (mbrojtës i Argjentinës, 199 cm), Courtois (portier i Belgjikës, 199 cm), Robin Olsen (portier i Suedisë, 198 cm).

Tek të shkurtit futen tre. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqiri (Zvicër), Alshehri Yahia (Arabia Saudite) dhe Fernando Quintero (Kolumbia). Këta të tre janë nga 165 centimetra të gjatë.

Lojtari me peshën më të madhe është mbrojtësi i Panamasë, Roman Torres, i cili e ka peshën trupore 99 kilogram.

Ndërsa do të jetë tre lojtarët që do ta nisin Kupën e Botës me peshën trupore më të lehtë, 59 kilogram.

Takashi Inui (Japoni), Mbark Boussufa (Marok) dhe Javier Aquino (Meksikë) janë lojtarët me peshën më të vogël. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori