LAJMI I FUNDIT:

Kamatë prej 25 për qind për depozita

Kamatë prej 25 për qind për depozita

Në Rumani një numër i madh i bankave filluan të propozojnë kamata shumë më të mëdha nga të zakonshmet, shkruan sot gazeta "Ziarul Finançiar".

Bankat dhe kryesisht ato me aksionerë grekë propozojnë kamata vjetore mes 20-25 për qind për ata të cilët do të dorëzojnë depozitë me vlerë prej disa mijë ose milionë lei, thonë burime bankare, të cituara nga gazeta.

Në vjeshtë të vitit të kaluar bankat propozonin kamata për depozitë edhe deri në 35 për qind për klientë të rëndësishëm.