Me 72 vota pro ka kaluar mocioni procedural i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që tri marrëveshjet ndërkombëtare të vendosen në fund të agjendës së kësaj seanca të sotme.
Në votim morën pjesë 79 deputetë ndërsa 8 deputetë ishin kundër mocionit.
Derisa PDK kërkon që të bëhet riformulimi i mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvendosje të tri pikave të para të seancës së sotme që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare deri në momentin kur të sigurohen votat për votim, nga LDK e konsiderojnë këtë mocion të gabuar.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se pika e parë e kësaj seance të spostohet si pika e fundit e seancës së sotme, dhe të vazhdohet me hedhjen në votim të dy marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare.
“Mendoj që ky mocion mund të riformulohen ne siç e dini kemi dakordim që pikën e parë pra marrëveshjen që nuk e kemi votuar për shkak të ndryshimeve të investimeve që janë bërë në Mitrovicë dhe Skenderaj ne jemi dakorduar që ta votojmë, sa i përket marrëveshjeve në radhë këtu besoj që kemi dakordim… E para mund të spostohet si pikë e fundit e seancës së 23 dhjetorit dhe pastaj pikat e rendit të ditës me pikat e tjera”, tha ai.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se mënyra e formulimit të këtij mocioni është i gabuar.
“Është e paqartë çka po kërkon propozuesi i mocionit… Ajo propozoi mocion derisa në sallë të jenë 80 deputetë në fakt në sallë janë 82 të paktën ju kështu e deklaruat ndërsa vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare merren me vendim të 2/3 të gjithë deputetëve nuk merren me 2/3 të deputetëve që përkrahin në çështje apo jo…ne kemi kuorum për të marr vendim dhe duhet procedohet me votim”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës po vazhdon po pikën e votimit në lexim të dytë të Projektligjit pёr anti-dopingun. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës