LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Kurti e Mustafa mashtruan popullin, por nuk po mund ta mashtrojnë Amerikën

Kadaj-Bujupi: Kurti e Mustafa mashtruan popullin, por nuk po mund ta mashtrojnë Amerikën

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend në lidhje me taksën.

Kadaj-Bujupi në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se AAK së bashku me grupet e biznesit janë mobilizuar pas “kthimit të Serbisë në Kosovë që i bëri zoti Kurti me largimin e taksës”.

“Vendimi i Kurtit nuk është përkrahje për bizneset, por përkrahje për Serbinë dhe produktet e saj”.


Ajo thotë se Kurti u kthye në dialog duke hequr taksën pa e ditur si do të jetë epilogu i dialogut.

“Albin Kurti po e kthen Serbinë në treg pa njohje”.

Deputetja opozitare thotë se dy liderët e koalicionit qeverisës mashtruan popullin, por nuk po mund ta mashtrojnë Amerikën dhe partnerët pasi sipas saj ata kanë dhënë zotim për largim të taksës.

Kadaj-Bujupi thotë se veprimet e Kurtit po i shkojnë në favor presidentit serb, Vuçiq, pasi sipas saj Serbia është në fushatë zgjedhore.

“Veprimi i Kurtit me largimin e taksës, e mban në pushtet Vuçiqin”.

Deputetja e AAK-së thotë se do të ketë veprime në kundërshtim të taksës, por ka shtuar se ato nuk do të bëhen të ditura para se të ndermirën ato.

Kadaj-Bujupi thotë se Kurti po tenton në mënyrë graduale ta largojë taksën në mënyrë që të os ketë impakt te elektorati i Vetëvendosjes.

“Kurti e di se ka aktivistë që kanë rrëzuar kamionë me mallra serbe dhe për ta nuk është i mirëpritur vendimi për largimin e taksës”.

Duke folur për shkarkimet e personave dhe bordeve të ndryshme, deputetja opozitare thotë se Kurti po dëshiron të bëj lajme.

“Kemi rastin e konsulles Diellza Hoti. Ajo ka dhënë dorëheqje për arsye familjare shtatë ditë para se të merret vendimi në qeveri për shkarkime në ambasada. Si është e mundur të shkarkohet dikush që ka dhënë dorëheqje. Letra e dorëheqjes i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme”, tha ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori