LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden premton bashkimin e 545 fëmijëve emigrantë me familjet e tyre

Joe Biden premton bashkimin e 545 fëmijëve emigrantë me familjet e tyre

I nominuari demokrat, Joe Biden ka premtuar se nëse zgjidhet president, do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të formuar një task forcë që do të përqendrohet në ribashkimin e 545 fëmijëve emigrantë me familjet e tyre.

Premtimi u diskutua në një reklamë dixhitale, fushata ka filluar të transmetohet në Arizona, Florida, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Nevada, tha një zyrtar i fushatës Biden, raporton CNN.

“Në ditën e parë si president, Joe Biden do të lëshojë një urdhër ekzekutiv duke krijuar një task forcë federale për t’i bashkuar këta fëmijë me prindërit e tyre”, thotë narratori, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë, avokatët nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë prindërit e 545 fëmijëve, të cilët ishin ndarë nga familjet e tyre nga zyrtarët e kufirit të SHBA-së midis 2017 dhe 2018, sipas një gjykate që paraqiti javën e kaluar.

Qindra prindër gjithashtu mund të jenë dëbuar pa fëmijët e tyre. Regjistrimi nga Departamenti i Drejtësisë dhe Unioni Amerikan i Lirive Civile është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të identifikuar dhe ribashkuar familjet e ndara nga administrata e Donald Trump, më shumë se dy vjet pasi u krijua politika “tolerancë zero”.

Ende nuk janë gjetur prindërit e 545 fëmijëve të ndarë në kufirin amerikan
Lexo po ashtu Ende nuk janë gjetur prindërit e 545 fëmijëve të ndarë në kufirin amerikan

Ndërsa një urdhër i gjykatës federale detyroi ribashkimin e shumë prej atyre familjeve, një raport shpërthyes i mbikëqyrësit të qeverisë i lëshuar vitin e kaluar zbuloi se mund të kishte mijëra të tjerë që nuk ishin pranuar më parë nga zyrtarët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Botë
Inteligjenca ukrainase paaftëson lokomotivën që transportonte pajisje ushtarake në Voronezh të Rusisë

Inteligjenca ukrainase paaftëson lokomotivën që transportonte pajisje ushtarake në Voronezh të Rusisë

Evropa
Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Evropa
Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Botë
Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Azia
Kalo në kategori