LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk janë gjetur prindërit e 545 fëmijëve të ndarë në kufirin amerikan

Ende nuk janë gjetur prindërit e 545 fëmijëve të ndarë në kufirin amerikan

Përkundër urdhrit të një gjykatësi federal që qeveria të bashkojë familjet që ishin ndarë në kufirin Shtetet e Bashkuara-Meksikë nën politikën e migracionit “pa tolerim” të administratës së Donald Trump, prindërit e 545 fëmijëve ende nuk janë gjetur.

Sipas një dokumenti gjyqësor të paraqitur të martën nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU), fëmijët u ndanë midis 1 korrikut 2017 dhe 26 qershorit 2018, kur një gjykatës federal në San Diego urdhëroi qeverinë që fëmijët të ribashkohen me prindërit e tyre, raporton aljazeera.


Fëmijët nga ajo periudhë janë vështirë të gjenden sepse qeveria kishte sisteme joadekuate të gjurmimit. Përfaqësues nga grupet e të drejtave kanë kërkuar prindërit duke shkuar derë më derë, transmeton Telegrafi.

Justice in Motion, një organizatë jofitimprurëse me bazë në New York që ka ndihmuar ACLU për të gjetur prindërit, thonë se ajo pezulloi kërkimin në muajin mars në fillimin e pandemisë së coronavirusit, por tani ka 21 anëtarë të ekipit në terren, të cilët kanë duke kërkuar fizikisht prindërit e ndarë në Meksikë dhe Amerikën Qendrore.

Më shumë se 2,700 fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre në qershor të vitit 2018, kur gjykatësi amerikan i rrethit, Dana Sabraw urdhëroi një fund të praktikës nën një politikë të “tolerancës zero” për të ndjekur penalisht çdo të rritur që hyri në vend ilegalisht nga Meksika. Administrata ndezi një protestë ndërkombëtare kur prindërit nuk mund të gjenin fëmijët e tyre.

ACLU, e cila paditi mbi praktikën, tha se një komitet drejtues i caktuar nga gjykata vendosi prindërit e 485 fëmijëve, 47 më shumë nga gushti. Kjo bën që 545 ende të mos llogariten në mesin e 1,030 fëmijëve për të cilët komiteti drejtues kishte numra telefoni nga autoritetet amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori