LAJMI I FUNDIT:

Joao Felix kërkon të mbetet te Chelsea: Këto muaj kam qenë i lumtur

Joao Felix kërkon të mbetet te Chelsea: Këto muaj kam qenë i lumtur

Joao Felix nuk dëshiro të largohet nga Chelsea, edhe pse e ardhmja e tij vazhdon të jetë në dyshim.

Sulmuesi portugez iu bashkua Chelseat si huazim nga Atletico Madrid në janar të këtij viti, por pas përfundimit të sezonit në Ligën Premier, ai duhet të rikthehet në qytetin spanjoll.

Chelsea kishte paguar 11 milionë euro për huazimin e thjesht të tij për gjashtë muaj, por tani duhet të filloj bisedime të reja me Atleticon për blerjen përfundimtare të tij.


Atletico Madridi frikësohet se Chelsea nuk do ta blejë Felixin
Lexo po ashtu Atletico Madridi frikësohet se Chelsea nuk do ta blejë Felixin

23-vjeçari në 18 ndeshje me fanellën e Chelseat ka realizuar tre gola, derisa ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Londër.

“Do të doja të vazhdoja të mbetet te Chelsea. Sa i përket të ardhmes time ende nuk e di atë, por mund të them se këto muaj në Londër kam qenë i lumtur”, ka deklaruar Felix.

Të gjithë e kanë thënë gabim, Joao Felix shpjegon si t’ia thonë emrin
Lexo po ashtu Të gjithë e kanë thënë gabim, Joao Felix shpjegon si t’ia thonë emrin

Atletico Madrid është gati ta lejoj largimin e portugezit nga Wanda Metropolitano nëse vije një ofertë prej 80 milionë euro.

Gjithsesi për reprezentuesin portugez interesim ka shfaqur edhe Newcastle United që janë gati ta rivalizojnë Chelsean për t’i fituar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori