LAJMI I FUNDIT:

Jeta në pritje për të ikur nga Kosova

Jeta në pritje për të ikur nga Kosova

Edhe dy javë bëhen shtatë muaj që kur Rooney nuk ka bërë muzikë në ndonjë klub. Ajo që dëgjon një herë në ditë është shumë largë shijeve të tij, por është e vetmja muzikë që transmetohet në televizionin e përbashkët në hapësirën ku qëndron.

Ai thotë për Gazetën Fjala se është DJ me profesion por nuk e ka dëshmuar asnjëherë këtë ashtu sikur edhe emrin e tij të vërtetë.


Kjo është edhe arsyeja përse Iraniani 34 vjeçar po mbahet prapa grilave në Vranidoll të Komunës së Prishtinës. Nuk është i burgosur, por ambienti ku qëndron nuk dallon aspak nga burgu.

Dyert e rënda e të hekurta, rojet e telat gjembor në oborrin, ku një herë në ditë del për shëti, tregojnë për jetën e kufizuar që po jeton tash e një kohë në shtetin ku nuk kishte menduar asnjëherë të përfundonte.

Ai po pret në Qendrën e Mbajtjes për të huajt, në objektin e ish kazermës së FSK-së, të depërtohet, nga Kosova për në vendin nga ku ka ardhur.

“Nuk kam dokumente të rregullta dhe jam duke pritur në Republikën e Kosovës që të më japin dokument që të largohem prej këtu”, thotë Rooney.

Para se të sillej këtu, ai është mbajtur në burgun e Dubravës për tre muaj pasi ishte kapur me pasaportë të falsifikuar derisa po shkonte në Angli.

Por, tani në vend se të ishte duke bërë muzikë në ndonjë lokal nate në Londër, ai kalon ditët dhe netët bashkë me një Algjerian dhe një banorë tjetër të qendrës, identiteti i të cilit nuk dihet.

“Në bazë të ligjit për te huajt, personat mund të qëndrojnë në Qendër për Mbajtje për të Huajt 6 muaj dhe nëse brenda atyre 6muajsh, Institucionet e Kosovës, nuk mujnë me arrit qëllimin me depërtu atë person, atëhere duke u bazu në ligjin e të huajve, kemi të drejtë, me shty afatin edhe 6 muaj, po jo ma tepër se 1vjet”, tregon për Gazetën Fjala, Kushtrim Haliti, udhëheqës i Qenderës për mbajtjen e të Huajve.

Ilegalët nga Siria, Irani e Gjermania

Kjo Qendër është hapur me 19 qershor të vitit të kaluar dhe kapaciteti i saj për akomodim është rreth 70 persona në tri blloqe.

Në njërin bllok vendosen meshkujt, në bllokun tjetër vendosen femrat dhe në anën tjetër është pjesa familjare ku vendosen fëmijëe me nëna, qofshin edhe familje të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për të huajt, dhe ndalohen nga Policia Kufitare, gjegjësisht nga Drejtoria për Migrim dhe të huaj.

Që nga hapja deri tani, në këtë qendër janë akomoduar 53 përsona, të cilët vijnë nga shtetet e ndryshme, qoftë nga Ukraina, Siria, Irani, Mali i Zi, Shqipëria,madje edhe Gjermania. Por tani kanë mbetur vetëm tre persona që numërojnë ditët për tu kthyer në vendin e tyre.

Haliti shpjegon se ata janë kryesisht persona, të cilët kanë të drejtë hyrje në Kosovë, por nuk respektojnë afatin e qëndrimit dhe kështu bien ndesh me ligjin.

Në bazë të procedurës për të huajt afati qëndrimit është 90 ditë dhe nëse ata pas kësaj periudhe nuk paraqiten në organet e rendit për ta arsyetuar qëndrimin e tyre të matutjeshëm, atëherë Drejtoria e

Migrimit, ka të drejtën e vëniës së një gjobe. Pas kësaj divizioni për të huajt mund t’ua lëshoj një urdhër largim vullnetar dhe nëse nuk respektohet ai atëherë drejtoria për megrim dhe të huaj lshon një urdhërlargim me force.
Në këtë rast ata persona nëse posedojnë dokumente dhe shteti jonë ka mardhanie me shtetin prej të cilit vjen ai depërtohet menihere.

“Por nëse nuk ka dokumente personi, dhe nëse shteti ynë hasë në pengesa të depërtimit të menjëhershëm atëherë ata persona ndalohen në Qendër të Mbajtjës për të Huajt, deri në plotësimin e kritereve për depërtimnin e tyre në shtetin e huaj”, tregon Haliti.

Në momentin që vërtetohet identiteti i tyre, “nëse ai parashtron kërkësën për azil, atëherë largohet nga kjo qendër dhe transferohet në qendrën për azilkërkues, që është në Magurë të Lipjanit”. Në përgjithësi në këtë Qendër ndalohen shtetasit e huaj, të cilët janë subject i largimit me forcë, ata të cilët konsiderohen qe cenojnë sigurinë publike, me qëllim të vërtetimit të identitetit, apo për arsye të tjera.

Jeta e papërballueshme brenda katër mureve

Një nga ta është edhe Rooney, i cili duhet ti përmbahet përpikërisht rregullave të shtëpisë. Një herë në ditë mund të shoh televizor, të dalë shëti në oborrin e rrethuar me tela gjëmbor apo të gatuaj në kuzhinë nëse ushqimi që i sjellin nuk i pëlqen.

Ka një rregullore për funksionimin e brendshëm, në të cilën përcaktohet e tërë rutina ditore duke filluar nga mëngjesi, koha e lirë, vizitat, ushqimi e deri të bien në gjumë.

Për Iranianin, dy muajt e parë nuk ishin aspak të lehtë.

“Nuk mundja të përshtatesha në këtë sistem”, tregon ai me shaka duke mos mohuar se kishte qenë agresiv kur e kishin sjellë nga burgu.

Megjithatë nuk kishte ndodhur të dëmtonte ndonjë banorë apo veten sikur në disa raste për të cilat tregon udhëheqësi i qendrës.

“Kemi pas raste edhe kur kanë intervenu emergjenca që ka pas tri herë persona të ndryshëm që kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje. Atëherë fatmirësisht reagimi i shpejtë, dhe stafi i sigurimit që është këtu kanë arrit me shpëtu dhe janë depërtu në shtetin e tyre”, thotë Haliti.

Në asnjë rast nuk ka ndodhur më e keqja, që ndonjë nga shtetasit e huaj të humb jetën. Në dhomat ku qëndrojnë ka pak gjëra me të cilat mund të dëmtojnë ata veten.

Përveç shtretërve, vitrinës dhe një tavoline në mes gjithqka tjetër mungon.

Ngjashëm është edhe në bllokun tjetër ku vendosen femrat e ndaluara, e që aktualisht nuk është asnjë. por, dallojnë shumë “dhomat familjare”, sic i quajnë hapësirat e dedikuara për vendosjen e të huajve që qëllojnë të jenë qift i martuar me fëmijë.

Ato pak dallonë nga apartmanet në qytet. Dhoma e gjumit, banjo e këndi për lodra të fëmijëve janë e veqantë e kësaj hapësire.

“Këtu nuk ka grila. Për shkak të fëmijëve mundohemi të krijojmë një ambient më miqësor dhe të ua largojmë ndjenjën e të qenit si në burg”, tregon udhëheqësi Haliti.

Sipas tij, që nga themelimi i qendrës ka pasur raste kur në këto hapësira janë mbajtur edhe fëmijë edhe familje edhe femra që kanë rënë ndesh me ligjin.

Por asnjëherë qendra nuk është mbushurt plot.

“Kosova, nuk është vend atraktiv ku mundet me qenë e vërshume prej emigrantëve të cilët vijnë pasi nuk ka zhvillim ekonomik aq të madh”, thotë ai duke krahasuar me vendet tjera të Evropës, të cilat përballen me fluks të madh të të huajve.

Për të qenë në rend me to, sic e kërkojnë direktivat e Bashkimit Evropian edhe Kosova është dashur të hapë këtë qendër. Ky ka qenë edhe një nga kushtet për liberalizim të vizave./Gazeta Fjala/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori