LAJMI I FUNDIT:

“Jeta e Re” kthehet në duar të lexuesve

“Jeta e Re” kthehet në duar të lexuesve

Pas katër vjetëve pushim, revista letrare “Jeta e Re” rikthehet te lexuesi, pasi të martën bëri promovimin e numrit të ri të revistës.

Kjo revistë me traditë 60-vjeçare është themeluar nga bordi i poezisë shqipe në Kosovë dhe për herë të parë është botuar në vitin 1949, me kryeredaktor Esad Mekulin, njeriun e sfidave të mëdha jetësore dhe kulturore.

“Revista ‘Jeta e Re’ është simbol kulturor i Kosovës dhe ka bashkëpunim gjithandej dhe nuk do të ndalet, por do të zgjerohet nga numri në numër”, ka deklaruar kryeredaktori i tanishëm i revistës Ag Apolloni, raportojnë mediet lokale.

Studiuesi i letërsisë, Agron Gashi, tha se sot këtij shteti të ri më shumë se kurrë i duhet “Jeta e Re”. Nga këtu dolën shumë emra të rëndësishëm nga fusha e krijimtarisë letrare, prandaj edhe kësaj here vazhdon të bashkoj penat nga të gjitha trevat shqiptare, tha Gashi.