LAJMI I FUNDIT:

Historia e Skënderbeut, në 60 piktura

Historia e Skënderbeut, në 60 piktura

Në Muzeun Historik të Shqipërisë qëndron e hapur ekspozita me veprat e piktorit Vangjel Gjikondi.

Ekspozita “Historia e Skënderbeut” përmban 60 vepra në pikturë, të realizuara brenda 10 viteve, që prezantohen për herë të parë për publikun. Pikturat janë frymëzuar nga Marin Barleti, Fan Noli dhe autorët tjerë që kanë shkruar për Skënderbeun.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më datë 25 shtator. /Telegrafi/