LAJMI I FUNDIT:

‘Jet Taxi’, zgjidhja e problemit të trafikut urban (Foto)

‘Jet Taxi’, zgjidhja e problemit të trafikut urban (Foto)

Shumica e qyteteve më të mëdha të botës vuajnë nga trafiku i stërngarkuar, kështu që urgjentisht kërkohet zgjidhja e këtij problemi të madh.

Ekziston një mundësi e mirë që trafiku të kalojë në ujë, në shumë metropole (nga Londra për në New York) të cilët janë afër njëra tjetrës përmes rrugëve ujore të mëdha, në fillim të vitit 2015, përmes anijes së re e quajtur “Jet Taxi” të cilën e ka shpikur firma italiane “Jet Capsule”.

Taksia ka hapësirë për 8 deri 12 pasagjerë dhe një shofer, dhe shumë lehtë mund të kërcejë nga taksia në taksinë tjetër përderisa të tjerët janë të bllokuar në trafikun e stërngarkuar, ndërsa shpikësit e kësaj lloj taksie shpresojnë se do të bëhet e famshme në qytetet siç janë Moska, Dubai dhe Miami – transmeton Koha.net


jet1

Interieri i “Jet Taxi”

Sa i përket interierit kjo taksi pjesën e brendshme e ka shumë të rehatshme, shoferi është i vendosur në pjesën e përparme, dhe ajo çka e bën të veçantë këtë taksi se ai përmban një sistem të brendshëm të kontrollueshëm të klimës. Pra, pasagjerëve u mundësohet përshtatja e klimës varësisht se ku udhëtojnë, për shembull, nëse janë duke udhëtuar në qytet e ftohta ata mund të nxehen brenda dhe anasjelltas.

Certifikata e kësaj anije “RINA CE” nënkupton se ajo mund t’i del ballë valëve të detit deri në dy metra të larta, me fjalë të tjera, nuk mund të rrëzoheni në det nga kjo anije por ju mund të kaloni me të pa problem në shumicën e lumenjve dhe liqeneve përreth qytetit dhe përgjatë buzës së bregut.

Dimensionet dhe Specifikat

Kjo është një anije e vogël kompakte në çdo kënd: nga pjesa e përparme deri te pjesa e prapme është e gjatë 7.35 metra dhe e gjerë 3.5 metra.

Për ta thënë në një mënyrë tjetër, ju mund të vendosni katër Mini Cooper-a në të njëjtën hapësirë, me një mbivendosje të vogël në gjerësi. Nëse jeni i gjatë 1.85 metra ju duhet të përkuleni pak kur doni të hyni në këtë anije, sikurse që është e njëjta lartësi edhe brenda kabinës së anijes.

Ndërsa sa i përket shpejtësisë, “Jet Taxi” shpejtësinë maksimale e arrin deri në 32 nyje apo 59.5 kilometra për orë.

jet3

Udhëtimi i rehatshëm

Me “CE” certifikatën nga RINA të cilën e kemi cekur më lartë, “Jet Taxi” është shumë i përshtatshëm për udhëtimet e shkurtra dhe të mesme.

Nuk ka nevojë që të jetë plotësisht i ngjashëm si taksitë e tjerë, kështu që sa i përket kësaj, “Jet Capsule” ofron një numër të konfigurimeve të ndryshme duke përfshirë një model të rehatshëm i cili përfshin banjë private, kuzhinë dhe dy divane të cilët mund të transformohen në një shtrat për dy persona.

Ndriçimin e brendshëm mund ta ndryshoni si të dëshironi ju, dhe maja e anijes mund të shndërrohet në një kuvertë dielli e improvizuar.

jet2

Dritat, kamerat, sensorët

Nëpër anije mund të gjeni një shtet-të-artit, instrument-tabelën e stërngarkuar me susta, kamerat e pasme dhe sensorë për të kontrolluar se çfarë ka prapa jush, dritat e përparme dhe ndriçimin nënujorë, dhe natyrisht motorin “jet”.

Dyshemeja është pak e pjerrët nga lartë drejt pjesës së përparme të anijes, edhe pse vendi i shoferit është i prerë me një pushimore të vogël.

Ekipi i “Jet Capsule” ka punuar në tri dizajne të ndryshme që nga viti 2009, me “Jet Taxi”-in më të fundit dhe më të efektshëm. Po ashtu ekziston edhe një mini version i kësaj anije në tubacion për të ardhmen.

jet4

Motori

Për momentin “Jet Taxi” përmban motor 8-litër V-370, dizel, me 370 kuaj fuqi dhe motori i dytë FNM250, me gaz, prej 250 kuaj fuqi.

Për të ardhmen, “Jet Capsule” planifikon që të prodhojë edhe versionet elektronike.