LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqjen ministri i Financave i Bavarisë

Jep dorëheqjen ministri i Financave i Bavarisë

Në Gjermani kriza financiare ka çuar në konsekuencat e para të personelit në politikë.

Ministri i Financave i Bavarisë Erwin Huber morri përgjegjësinë politike për gjendjen e keqe të bankës së landit të Bavarisë dhe deklaroi se nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të ardhshëm në republikë.

Banka e landit të Bavarisë ishte e para bankë që u detyrua të kërkonte një ndihmë financiare prej 5,4 miliardë eurosh nga paketa financiare e qeverisë për shpëtimin e bankave.

Ndërkohë edhe banka gjermano-perëndimore e landit ka sinjalizuar se do të tërheqë para nga paketa shtetërore e ndihmës.


Sipas informacioneve të radios gjermano-veriore edhe banka veriore HSH kërkon të futet nën strehën e paketës së ndihmës. (DW)