LAJMI I FUNDIT:

Jenas zbulon dietën e jashtëzakonshme të Gareth Bale për të përballuar ndeshjet, bashkëlojtarët nuk mund ta besonin

Jenas zbulon dietën e jashtëzakonshme të Gareth Bale për të përballuar ndeshjet, bashkëlojtarët nuk mund ta besonin

Ish-futbollisti i Tottenham Hotspur, Jermaine Jenas, ka treguar se çfarë lloj zakonesh të të ngrënit ka pasur Gareth Bale para ndeshjeve dhe ajo që ka thënë i ka habitur plotësisht të gjithë.

Jenas tha se zakonisht hante një tas me drithëra para ndeshjeve, ndërsa Bale kishte një mënyrë krejtësisht të ndryshme për ushqimin e tij.

“Kjo është mënyra e vetme e të ngrënit që mbaj mend që e kam parë dhe u mahnita. Para ndeshjeve, Bale kishte pesë feta bukë të thekur dhe një mal me fasule të pjekura”, ka thënë fillimisht Jenas.


Ai pranoi se një herë u përpoq të kopjonte këtë rutinë të Bale, por nuk shkoi siç duhej.

“Unë u përpoqa ta kopjoj një herë dhe nuk shkoi mirë”, ka treguar Jenas në një intervistë për mediat angleze.

Bale ishte anëtar i Tottenhamit nga viti 2007 deri në vitin 2013, kur u transferua te Real Madrid dhe e mbylli karrierën pak më shumë se një vit më parë me fanellën e Los Angeles FC.

Jenas është një ikonë e klubit londinez për të cilin luajti 202 ndeshje dhe shënoi 26 gola dhe nuk luan futboll tash e dhjetë vjet. Sot ai punon si komentator në TNT Sports. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori