LAJMI I FUNDIT:

Javët e Biznesit Kosovar me Diasporën shqiptare

Javët e Biznesit Kosovar me Diasporën shqiptare

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2014 me Diasporën shqiptare në Izmir- Turqi, e kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar i AKB-së dhe Ramadan Hasani, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe disa biznese nga Kosova u takuan me shoqatën e shqiptareve “Çamëria” në shkollën e Gjuhës Shqipe në Izmir.

Delegacioni i Kosovës u prit nga Huseyin Bayru, Kryetar i shoqatës së shqiptarëve të Izmirit Çamëria me qe rast shprehën kënaqësinë dhe gëzimin me emocione për vizitën e vëllezërve nga Kosova, ai tha se në kuadër të shoqatës ekziston edhe shkolla për gjuhën shqipe më shumë se 40 nxënës të moshave të ndryshme.

Ai kërkoi që vizita dhe takime të tilla të ketë nga Kosova sa më shume që është e mundur dhe shprehi një admirim të posaçëm për shqiptarët ku do qe janë dhe motoja e jonë është:


Në këtë takim ishin të pranishëm edhe disa nxënës të cilët vijojnë kursin e mësimit të gjuhës shqipe në organizim të shkrimtarit Shevket Balla-autor i disa librave me vlera kombëtare të prezantuara ne opinion Turk dhe më gjerë. Gjatë takimit patë diskutime emocionale nga ana e përfaqësuesve të shoqatës, duke shprehur dëshirën sa ma shpejt ta vizitojnë Kosovën.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se ndihem tepër i nderuar dhe i respektuar në mesin e vëllezërve dhe motrave të trojeve shqiptare nga Çamëria, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku të depërtuar para shumë viteve nga trojet e tyre etnike e që sot në këtë vend po e ruajnë traditën dhe gjuhën amtare shqipe, vlerat e Diasporës Shqiptare në Izmir po e kultivojnë traditën dhe kulturën kombëtare.

“Duhet të ndiheni veten shumë të fortë sepse për Ju tash do të kujdeset edhe Shteti më i ri në Europë, shtetin e juaj Kosova e cila ju mirëpret dhe ju fton që te vini në Kosovë si bashkëqytetarë dhe si bashkë investitorë për të zhvilluar ekonominë dhe shtetin e etërve të juaj”, theksoi Shahini.

Ai shprehi gatishmërinë për të mbështet këtë shkollë shqipe dhe i ftoi të gjithë vijuesit që te vizitojnë Kosovën.

Ramadan Hasani, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës pasi shprehi kënaqësinë për takimin e organizuar ftoi të pranishmit që të vazhdojnë me mësimin e gjuhës shqipe, të bëjnë thirrje shqiptarëve me origjinë nga të gjitha trojet shqiptare që të vijojnë kurse për mësimin e gjuhës shqipe si dhe shprehi gatishmërinë për ti pritur në Kosovë.

Kjo vizitë ishte e rëndësisë së veçantë për Diasporën Shqiptare por edhe për Delegacionin e Kosovës të mbështetur nga Ministria e Diasporës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori