Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pritet që nesër të ketë seancë për caktimin e referendumit të paralajmëruar për çështjen e emrit. Kjo seancë ende zyrtarisht nuk është publikuar në ueb faqen e Kuvendit, edhe pse 30 korriku cekej si një nga datat për e fundit për caktimin e referendumit.
Nuk ka informacion as a i kanë pajtuar qëndrimet partitë në qeveri dhe partia opozitare rreth pyetjes në referendum se cilët janë dallimet më të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Ligjit, referendum në nivel shtetëror cakton Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe atë sipas vet iniciativës dhe me propozim të 150.000 mijë qytetarëve. Propozimi për caktimin e referendumit në nivel shtetëror me arsyetim dërgohet deri te Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, i cili është i obliguar që në afat prej 30 ditë nga dorëzimi i propozimit të merr vendim për caktimin e referendumit. Vendimi më pastaj shpallet në Gazetën Zyrtare dhe mjete tjera për informim. Nga dita e shpalljes deri dita e mbajtjes së referendumit nuk mund të kalojnë më pak se 60, dhe më shumë se 90 ditë.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xaferi në një intervistë për AIM javën e kaluar tha se Kuvendi nuk ka afat të fundit për caktimin e referendumit sepse ende nuk është dhënë datë për mbajtjen e referendumit.
“Për këtë shkak nuk jemi të detyruar të themi 30 korrik, 31 korrik apo 1 gusht është afati i fundit. E rëndësishme është vendoset korniza në të cilën duhet të mbahet referendumi dhe në bazë të asaj të dorëzohet propozim-vendimi deri te Kuvendi” tha Talat Xhaferi.
Me formimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) javën e kaluar, anëtarët e të cilit nesër në Kuvend do të japin deklarata solemne, u bënë edhe kushtet për organizimin e referendumit.
Kryetari i ri i KSHZ-së, Oliver Derkovski në një intervistë për AIM thotë se referendumi për emrin do të organizohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën.
Ai thotë se në pajtim me Ligjin për referendum propozuesit, në këtë rast Kuvendi i Maqedonisë, duhet që të sjell vendim për referendum, më pastaj KSHZ-ja në pajtim e nenin 31 të Ligjit për referendum t’i marr kompetencat e veta rreth organizimit dhe përgatitjet teknike të vetë referendumit, gjegjësisht zbatimin e vendimit.
Në deklarata të shumta Kryeministri Zoran Zaev se deri 30 korrik referendumi duhet të caktohet dhe të mbahet në 30 shtator.
Referendumi, ashtu siç deklaroi Zaevi, do të organizohet edhe pa partinë opozitare OBRM-PDUKM-në në rast se nuk arrihet marrëveshje.
Nga partia opozitare OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp në lidhje me pyetjen referendumin dhe karakterin e referendumit thanë se për momentin nuk kanë asnjë ndryshim dhe qëndrimin e partisë disa herë e kanë thënë.
“Qëndrimi tonë për pyetjen e kemi thënë disa herë. Ai është i qartë edhe sipas normave zakonore dhe parimeve evropiane, qëndrimi i partisë mbetet i njëjtë”, tha Arsoski.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova