LAJMI I FUNDIT:

Java e ardhshme vendimtare për Qeverinë e re

Java e ardhshme vendimtare për Qeverinë e re

Pavarësisht se mandatarit Nikolla Gruevski i kanë mbetur edhe një javë për formimin e Qeverisë së re, sipas Alsat-M OBRM-PDUKM dhe BDI akoma nuk kanë filluar negociatat për koalicionin e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga BDI-ja thanë se organet partiake në takime të përhershme i analizojnë të gjitha argumentet dhe pasojat për zgjedhjen e partnerit në Qeverinë e re. Në OBRM-PDUKM mbeten me qëndrimin se Komiteti qendror dhe ekzekutiv i partisë ia ka dhënë besimin Nikolla Gruevskit për të vazhduar me negociatat për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Mandatari Nikolla Gruevski në disa raste ka përsëritur se dygjuhësia e plotë dhe vazhdimi i mandatit të Speciales për partinë e tij janë të papranueshme.

Megjithatë në BDI insistojnë në zyrtarizmin e shqipes dhe zgjatjen e mandatit për Prokurorinë Speciale Publike. Edhe pse mandati është në duart e Nikolla Gruevski, kreu i LSDM-së opozitare përsëriti së fundmi se Gruevski nuk do të mund të formojë Qeveri deri më 29 janar./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori