LAJMI I FUNDIT:

Japonia me sanksione të reja ndaj Rusisë

Japonia me sanksione të reja ndaj Rusisë

Japonia ka ngrirë asetet e 140 shtetasve të tjerë rusë dhe ka zgjeruar ndalimin e eksporteve për kompanitë ushtarake ruse, ka thënë kryeministri i saj gjatë një udhëtimi në Londër.

Masat u njoftuan nga Fumio Kishida i Japonisë pas një takimi në Downing Street me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Duke folur më pas me gazetarët, Kishida tha se dhuna e Rusisë duhet të ketë pasoja dhe se agresioni i saj nuk ishte vetëm një problem për Evropën, raporton bbc.


“Ukraina mund të jetë Azia Lindore nesër”, tha Kishida kur u pyet nëse kishte paralele midis agresionit rus në Evropë dhe pohimit të Kinës për dominimin e saj në rajonin Indo-Paqësor.

Japonia dhe aleatët e saj nuk duhet “kurrë të tolerojnë një përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me përdorimin e forcës në Indo-Paqësorin, veçanërisht në Azinë Lindore”, tha ai.

Këto janë gjashtë pakot e sanksioneve ekonomike që BE-ja i ka vendosur deri më tani ndaj Rusisë
Lexo po ashtu Këto janë gjashtë pakot e sanksioneve ekonomike që BE-ja i ka vendosur deri më tani ndaj Rusisë

Ndryshe, Bashkimi Evropian si dhe Britania e Madhe gjatë ditës së djeshme i kanë vendosur sanksione të reja Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori