LAJMI I FUNDIT:

Japonia, 100 miliard dollarë ndihmë për FMN

Japonia, 100 miliard dollarë ndihmë për FMN

Disa orë përpara nisjes së samitit të G20 në Uashington, qeveria japoneze ka bërë të ditur se është gati të japë një hua deri në 100 miliard dollarë.

Paratë, pjese e fondit të rezervave të saj në valute, do t’i jepen Fondit Monetar Ndërkombëtar për të përballuar krizën financiare në vendet e prekura me tepër.

Në takimin e G20 do të marrin pjesë vendet me të industrializuara, me synimin për të zgjidhur krizën financiare dhe ndalur rënien ekonomike.