LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga në Maltë: Ende askush nuk është dënuar për krimet e dhunës seksuale në Kosovë

Jahjaga në Maltë: Ende askush nuk është dënuar për krimet e dhunës seksuale në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në forumin ” Dhuna seksuale në konflikt dhe përtej” e organizuar nga Fondacioni për Mirëqenie të shoqërisë i Presidentes së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, tha se dhuna seksuale ishte përdorur si mjet i luftës në Kosovë ndaj mijëra grave dhe burrave me qëllim që të instalohet mbi qytetarët e pafajshëm frika dhe shtypja, pastrimi etnik, nënçmimi i burrave si dhe të zhvishet një shoqëri e tërë nga vlerat e saj njerëzore.

Ajo tha se kjo është një çështje të cilën e kam afër zemrës, sepse kjo ka prekur shoqërinë kosovare jo shumë kohë më parë, duke mbjellë farën e vuajtjes dhe dhimbjes thellë në jetërat e viktimave dhe në mbarë shoqërinë.

“Afër njëzet mijë qytetarë të pafajshëm mbajnë në vete plagët e veprave të tmerrshme të dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe, të cilat i shndërruan trupat e tyre në fushëbeteja për përfitime politike. Dhe përderisa ne lëvizëm përpara për të rindërtuar të ardhmen tonë nga gërmadhat e shkatërrimit dhe vuajtjes së pamasë njerëzore, duke u munduar me shumë sfida të ndërtimit të një vendi paqësor, stabil dhe të sigurt, ne i lamë viktimat e këtij krimi të tmerrshëm që vetë ta luftojnë turpin, izolimin dhe përjashtimin shoqëror pa mbështetje të duhur institucionale dhe shoqërore”, u shpreh Jahjaga.


“Ne ditët e para të mandatit tim si Presidente e Kosovës, unë shkova ta takoj një grup të grave, të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës. Isha dëshmitare e faktit se lufta për to nuk kishte përfunduar akoma. Kujtimet e krimit ishin akoma të freskëta dhe se tmerri po rëndonte akoma mbi shpatullat e tyre”, tha presidentja Jahjaga.

“Më 12 qershor të vitit të kaluar, në Ditën e Clirimit të Kosovës, Prishtina u kthye në kryeqytetin e të drejtave të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, nëpërmes instalacionit artistik “Mendoj për Ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, kur fusha e blertë e stadiumit të Prishtinës u mbulua me pesë mijë fustane dhe funde, të cilat flisnin zëshëm për veprat jonjerëzore të kryera mbi gratë e vendit tonë, dhe të cilat kërkonin njohje dhe dënim të këtij krimi të luftës. Dhe përderisa po ecja nëpër stadium, nëpërmes mijëra fustaneve, pashë dy funde të cilat mbanin mesazhe të cilat ta thyenin zemrën; në njërin prej tyre shkruante: ‘Unë kam një përjetim të hidhur’, ndërsa në tjetrin ‘Ky fund mban një histori të mbyllur që nga pranvera e vitit 1998’”, u shpreh ndër të tjera, presidentja.

“Kam dëgjuar tregime të nënave të cilat kanë qenë dëshmitare të përdhunimit, rrahjes dhe torturimit të vajzave të tyre, para syve të tyre, tregime të grave të abuzuara seksualisht në mënyra të paimagjinueshme para syve të burrave, baballarëve të tyre, para syve të mbarë fshatit. Tregime të fëmijëve të vegjël të cilët nuk i mbijetuan këto akte jo njerëzore. Tregime të grave të cilat humbën familjet e tyre për shkak të turpit nga ky krim, gra dhe vajza të reja, të lëna prapa me njollën e turpit të vendosur thellë në trupat e tyre. Në të gjitha këto tregime poashtu u bëra dëshmitare e guximit të vajzave të reja dhe grave, te cilat përkundër çdo gjëje, gjetën forcë për të rindërtuar jetërat e tyre, të kujdesen për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilat i luftojnë për çdo ditë tmerret të cilat i kanë përjetuar dhe të cilat nuk dorëzohen asnjëherë. Gra të cilat e inkurajojnë njëra tjetrën për të mbijetuar dhe të cilat i thonë njëra tjetrës se ato janë heroinat e shoqërisë sonë”, u shpreh presidentja e vendit në Maltë.

Ajo tha më tej se ka akoma shumë për të bërë për tu ofruar atyre drejtësinë të cilën e meritojnë.

“Edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës akoma asnjë person nuk është dënuar për krimet e dhunës seksuale të kryera në Kosovë. Por, ne jemi akoma më të vendosur për t’i kryer obligimet tona institucionale dhe shoqërore dhe për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit”, tha presidentja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Politikë
Kalo në kategori