LAJMI I FUNDIT:

Ja sa para duhen për ta thyer klauzolën e Neymar

Ja sa para duhen për ta thyer klauzolën e Neymar

Te Barcelona po vijon puna për rinovimin e kontratës me Neymar që skadon në verën e vitit 2018.

Sipas asaj që publikohet te ‘El Mundo Deportivo’, synimi i klubit katalanas është zgjatja e saj deri në vitin 2021, kur sulmuesi brazilian do të jetë në moshën 29 vjeçare.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, një ndër hapat që do të ndërmarrin drejtuesit e kampionëve të Spanjës në këtë pikë është rritja e klauzolës së zgjidhjes së kontratës së Neymar.


Aktualisht, kjo klauzolë është 190 milionë euro dhe te Barcelona ideja është që ajo të rritet në 220 milionë euro.

Kjo shifër është më e ulët se klauzola e kontratës së Messit, prej 250 milionë Euro, që pasqyron politikën e klubit katalanas.

Sipas kësaj politike, askush nuk duhet të pretendojë të përfitojë më shumë se ylli argjentinas, e si pasojë askush nuk duhet të kërkojë një klauzolë të zgjidhjes së kontratës më të lartë se ai.

Bisedimet mes drejtuesve të Barcelonës dhe përfaqësuesve të Neymar po ecin mirë me katalanasit që kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur futbollistin në rast se do të ketë penalizim nga drejtësia spanjolle.

Optimizmi në ambientet e klubit është i madh dhe çështja e rinovimit mund të mbyllet në fillim të muajit korrik.

Në trend Sport

Më shumë
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Serie A
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

Premier League
Kalo në kategori