LAJMI I FUNDIT:

BE-ja po punon që dialogu të rifillojë posa të formohet qeveria e re në Kosovë

BE-ja po punon që dialogu të rifillojë posa të formohet qeveria e re në Kosovë

Peter Stano, zëdhënësi i BE për punët e jashtme, ka thënë për RTV Dukagjinin që janë duke punuar intensivisht që dialogu të rifillojë posa të formohet qeveria e re.

“Punët për dialogun po vazhdojnë. Lajçak është i angazhuar për të bashkëvepruar me partnerët e BE-së, vendet e Ballkanit perëndimor dhe bashkësinë ndërkombëtare. Takimet e veçanta mes Kosovës e Serbisë do të fillojnë pasi në Kosovë të formohet qeveria e re”, deklaroi Peter Stano.

Mirëpo profesori ndërkombëtar Afrim Hoti dhe se dialogu nën drejtimin e Lajçakut pothuajse nuk ka pasur fare sukses.


“Zoti Lajçak deri më tani ka pasur fare pak sukses në këtë proces për të mos thënë zero sukses. Kosova tashmë do të kalojë në një proces zgjedhor. Vitin e fundit për shkak të pandemisë por edhe për shkak të një procesi shumë të komplikuar dhe të ndjeshëm politik, Kosova nuk ka pasur autoritete që dialogu të merr epilog”, deklaroi Afrim Hoti.

Emir Abrashi nga “Demokracia Plus” thotë se interesi i Serbisë është që dialogu të zvarritet sa më shumë.

“Pala kosovare besoj që ka interes që dialogu të përfundojë sa më shpejt, derisa Serbia ka interes që kjo çështje të zvarritet sa më shumë. Mirëpo tash në SHBA kemi një President që e njeh situatën dhe e di se si kanë rrjedhur ngjarjet në të kaluarën”, deklaroi Emir Abrashi.

Ardhja e Biden në krye të Amerikës nga njohësit e çështjeve politike po shihet si shpresë në përshpejtimin e përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori