LAJMI I FUNDIT:

BE-ja kërkon transparencë më të madhe nga Maqedonia në ndarjen e fondeve IPARD

BE-ja kërkon transparencë më të madhe nga Maqedonia në ndarjen e fondeve IPARD

Transparencë më e madhe, përpikëri dhe respektim i procedurave gjatë ndarjes së mjeteve financiare evropiane të dedikuara për bujqësi, kërkuan përfaqësuesit e BE-së në konferencën e sotme përmbyllëse të projektit për përforcim të Agjencisv pagesore të Maqedonisë. Sipas drejtorit të Agjencisë pagesore të Sllovenisë, Benedikt Jeranko, agjencia e Maqedonisë ka mungesa dhe probleme me kuadrin, por njëkohësisht duhet të punojë edhe në harmonizimin e ligjeve vendore me ato evropiane.

“Duhet të përforcohen funksionet, të rritet numri i të punësuarve dhe duhen investime në IT teknologjitë te të gjitha agjencitë, jo vetëm në atë pagesore, në atë sektor çdoherë ka nevojë për më shumë fonde. Vlerësoj se Maqedonia është në rrugën e duhur. Kërkesat dhe procedurat evropiane janë relativisht të komplikuara dhe këtë gjë e kanë ndjerë të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE”, tha Benedikt Jeranko, drejtor i Agjencisë pagesore të Sllovenisë.


Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural të Maqedonisë, Nikolla Babovski thotë se janë në pritje të raportit nga Brukseli për punën e deritanishme të agjencisë. Ky revizion duhet të tregojë sa janë përdorur fondet IPARD dhe nëse janë respektuar procedurat gjatë ndarjes së tyre.

Sipas Babovskit do të punohet në përmirësimin e vërejtjeve të BE-së, gjegjësisht në përforcimin e kapaciteteve të agjencisë, e cila tani ka 187 të punësuar, ndërsa realisht duhet të ketv 284 të tillë. Deri në fund të vitit Agjencia pagesore do të ketë edhe sistem të ri softuerik që kushton mbi një miion euro, fonde të siguruara nga BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori