LAJMI I FUNDIT:

BE-ja kërkon llogari nga Polonia për ligjin kontrovers për Gjykatat

BE-ja kërkon llogari nga Polonia për ligjin kontrovers për Gjykatat

Bashkimi Evropian ka nisur një veprim ligjor kundër qeverisë së Polonisë rreth ligjit të ri kontrovers, i cili mund të minojë pavarësinë e gjykatave në këtë vend.

Sipas BE-së, një ligj i tillë i mundëson partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia të ketë më shumë ndikim në gjykata.

Komisioni ka thënë sot, përmes një deklaratë se i ka dërguar Varshavës një njoftim zyrtar pas publikimit të ligjit në Poloni.


BE-ja ka nisur çështjen e këtij ligji pasi në të gjenden mosha të ndryshme të pensionimit për gjyqtaret femra kundrejt gjyqtarëve meshkuj, gjë e cila përbën shkelje të ligjeve antidiskriminuese në BE.

“Ligji i ri i lejon ministrit të Drejtësisë të ketë ndikim mbi gjyqtarë në baza individuale dhe janë të paqarta kriteret e zgjatjes së mandatit të tyre” ka thënë Komisioni Evropian përmes një deklarate.

Në këtë deklaratë thuhet se qeveria e krahut të djathtë ka një muaj kohë të përgjigjet ndaj shqetësimeve të Komisionit.

Nënkryetari i Komisionit, Frans Timmermans, i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm të Polonisë, më 28 korrik, duke i përsëritur ftesën atij dhe ministrit të Drejtësisë për t’u takuar në Bruksel, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet.

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori