LAJMI I FUNDIT:

Izraelitët gjejnë dokumente të fshehta, militantët e Hamasit kishin instruksione për të sulmuar shkollat dhe rrëmbejnë sa më shumë fëmijë

Izraelitët gjejnë dokumente të fshehta, militantët e Hamasit kishin instruksione për të sulmuar shkollat dhe rrëmbejnë sa më shumë fëmijë

Dokumentet që janë gjetur te militantët e vrarë të Hamasit, pretendohet se zbulojnë planin e fshehtë të ekstremistëve palestinezë që me sulmin e tyre mëtonin të rrëmbenin dhe vrasin sa më shumë fëmijë.

Planet i ka siguruar Sky News që zbulojnë se terroristët kishin marrë instruksione, të sulmojnë shkollat dhe qendrat rinore në kibuc të Kfar Sa’ad, transmeton Telegrafi.

Dokumenti mban “epitetin sekret”, e në të gjendet harta që tregon vendet ku duhet sulmuar dhe urdhri për të vrarë sa më shumë civilë dhe të marrin peng.


“Ai është Osama Bin Ladeni palestinez”, izraelitët fillojnë “gjuetinë” e kreut të Hamasit
Lexo po ashtu “Ai është Osama Bin Ladeni palestinez”, izraelitët fillojnë “gjuetinë” e kreut të Hamasit

Televizioni britanik ia ka treguar dokumente ekspertëve që vlerësuan se dokumentet me gjasë janë autentike, edhe pse është vështirë të konfirmohet me siguri të plotë.

Data që gjendet në dokument sugjeron se militantët e Hamasit, kishin planifikuar sulmin vdekjeprurës në jug të Izraelit që nga viti i kaluar.

Dokumenti i shkruar në gjuhën arabe, është gjetur nga ushtarët izraelitë dhe ekipet e atjeshme emergjente.

Një pjesë e dokumentit që u gjet nga ekipet emergjente dhe që pjesëtarët e së cilës biseduan me gazetarët e New York Times, tregojnë se sulmuesit kanë qenë mirë të organizuar dhe financuar, me misionet dhe plane të qarta.

Ishte fshehur me të birin në strehimore për t’i shpëtuar masakrës së Hamasit, reagimi i izraelites kur kupton se u shpëtua
Lexo po ashtu Ishte fshehur me të birin në strehimore për t’i shpëtuar masakrës së Hamasit, reagimi i izraelites kur kupton se u shpëtua

Në pyetje është një dokument me katër fshat që e publikoi në Telegram, South First Responders – grupi vullnetar që ndihmoi në tërheqjen e trupave.

“Njësisë luftarake 1” i është dhënë urdhër të “mbajnë shkollën e re në Da’at”, derisa “njësisë së dytë” u janë dhënë detyrat të marrin sa më shumë “pengje” dhe të “kontrollojnë qendra rinore Bnei Akiva”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori