Izraeli nuk mund t’ia dalë mbanë vetëm dhe Netanyahu këtë e di

Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Et tu, Joe? Për shumë muaj, Benjamin Netanyahu ka shpërfillur kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit, i sigurt se presidenti i Amerikës ia kishte ofruar mbështetjen e hekurt. Nëse e ke Shtëpinë e Bardhë prapa vetes, kujt i intereson Afrika e Jugut apo studentët e Universitetit të Kolumbias?
Por, edhe administrata e Bidenit ka kufijtë e vet. Vendosmëria e qeverisë Netanyahu për të vazhduar me sulm në shkallë të plotë në qytetin e Rafahut në Gazë, më në fund e ka shtyrë ShBA-në të ndalojë një pjesë të ndihmës ushtarake për Izraelin.
Netanyahu i është përgjigjur vendimit të ShBA-së me kapadaillëk dhe sjellje provokuese. Izraeli duket se do të vazhdojë tutje me sulmin në Rafah, duke e përdorur arsenalin e tij tashmë të frikshëm. Ashtu siç i sheh ai gjërat, kryeministri izraelit thotë se asnjë fuqi e jashtme nuk mund ta pengojë kombin e tij që të mbrohet. Izraeli, këmbëngul Netanyahu, nëse është e nevojshme “do të rezistojë i vetëm”.
Por, realiteti është se shumë izraelitë janë të tronditur dhe të frikësuar nga vendimi i Bidenit. David Horovitz, redaktori i Times of Israel, këtë e cilësoi si “njoftim shkatërrimtar”. Përshkrimi i tij i situatës së Izraelit është i ashpër: “Izraeli veçse i braktisur nga shumica e komunitetit ndërkombëtar … tashmë e ka humbur mbështetjen e pakursyer publike dhe mbrojtjen e plotë të aleatit të tij kryesor”.
Edhe nëse Izraeli vazhdon tutje në Rafah, vendimi i Bidenit ngre pyetje serioze për të ardhmen e marrëdhënieve Izrael-ShBA dhe për opsionet e qeverisë Netanyahu. Shumëkush nga strukturat izraelite të sigurisë duan të hapin një front të dytë, duke u përballur me Hezbollahun në Liban. Por, ShBA-ja e ka bërë të qartë se e kundërshton këtë ide.
Netanyahu mund të ketë supozuar më parë se ShBA-ja gjithmonë lëviz prapa Izraelit dhe se do ta ofrojë mbështetjen e nevojshme ushtarake. Por, veprimet e Bidenit për Rafahun sugjerojnë se ky nuk është më një supozim i sigurt. ShBA-ja gjithmonë do t’ia sigurojë Izraelit armët mbrojtëse, siç janë përgjuesit e raketave. Por, furnizimi me predha artilerie dhe me bomba të fuqishme për operacione sulmuese, nuk mund të merret më si i mirëqenë.
Dhe, pastaj është fronti diplomatik. Netanyahu është ashiqare shumë i alarmuar se ai dhe disa kolegë mund të paditen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare [GjNP]. Izraeli dëshiron që ShBA-ja të punojë në prapaskenë për të ushtruar presion mbi GjPN-në. Dhe, gjithashtu ka nevojë që ShBA-ja të ofrojë mbështetje retorike kundër akuzave të përhapura se Izraeli ka kryer krime lufte – apo edhe gjenocid.
Megjithatë, pranimi i Bidenit – në një intervistë të fundit televizive – se bombat amerikane kanë vrarë civilët në Gazë, e afruan ShBA-në më pranë miratimit të idesë se taktikat izraelite shkojnë përtej betejave legjitime të luftës. Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit, gjithashtu ka zbuluar se Izraeli mund të ketë përdorur armët amerikane në mënyrat që shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar.
Në prapaskenë, përdorimi i bombave të rënda nga Izraeli, për muaj të tërë ka qenë pikë e tensionit në institucionet e sigurisë amerikane. Në fund të vitit të kaluar, një demokrat i lartë më tha për tmerrin se si Izraeli, gjatë ndjekjes së një komandanti të vetëm të Hamasit, e kishte hedhur një bombë të fuqishme në një kamp të refugjatëve – duke vrarë dhjetëra civilë gjatë aksionit. Perspektiva se kjo do të ndodhë përsëri, në mënyrë të përsëritur në një sulm ndaj Hamasit në Rafah, e shtyu Shtëpinë e Bardhë që të veprojë
Disa nga kritikët e Bidenit thonë se presidenti është i motivuar nga politika dhe jo nga brengat humanitare. Nuk ka dyshim se, në zgjedhjet shumë të ngushta presidenciale, ai nuk mundet të përballojë humbjen e votave të të rinjve përparimtarë të cilët janë të indinjuar nga lufta e Gazës. Por, Netanyahu po bën edhe politikë. Për të qëndruar në pushtet, lideri izraelit duhet të mbajë të djathtën ekstreme në anën e vet. Dhe, ata janë zërat më të zhurmshëm që bëjnë thirrje për sulm në Rafah.
Përtej politikës dhe çështjeve humanitare, ekziston mosmarrëveshja themelore strategjike midis qeverisë Netanyahu dhe Shtëpisë së Bardhë. Që në fillim, simpatinë për Izraelin dhe angazhimin e vërtetë për sigurinë e tij, administrata Biden e ka balancuar me skepticizmin e thellë për taktikat dhe strategjinë izraelite.
Qeveria izraelite duket se ka pikëpamje tërësisht ushtarake për çështjen palestineze. Argumenton se Izraeli duhet të eliminojë Hamasin dhe “të vë në vend parandalimin e rrezikut” – dhe se forca është e vetmja rrugë e vërtetë për sigurinë e Izraelit. Në anën tjetër, administrata e Bidenit gjithmonë ka besuar se e ardhmja e Izraelit mund të arrihet përfundimisht vetëm me zgjidhjen paqësore e cila përfshin krijimin e shtetit palestinez.
Nga përvoja e saj e hidhur në Afganistan, ShBA-ja e di se nuk mund të mposhtet një organizatë si Hamasi apo talebanët, thjesht duke vrarë lidershipin dhe këmbësorët e tyre. Pa zgjidhje të qëndrueshme politike, gjithmonë do të ketë rekrutë të rinj. Në të vërtetë, vrasja masive e civilëve ka të ngjarë të jetë mjeti më efektiv i rekrutimit të gjeneratës së ardhshme të luftëtarëve të Hamasit.
Por, përballja me këtë realitet kërkon ndryshime të thella në mendimin e Netanyahut dhe të një pjese të madhe të opinionit izraelit. Ky ndryshim u bë edhe më pak i mundshëm pas traumës së sulmeve të egra të Hamasit më 7 tetor. Prandaj, mund të duhet një tjetër tronditje e jashtme – siç është vendimi i Shtëpisë së Bardhë për armët – për t’i detyruar izraelitët që të largohen nga strategjia brutale dhe vetëshkatërruese të cilën e kanë përqafuar në Gazë. Nëse vendimi i Bidenit ndihmon për ta nisur atë proces, ai ende mund të shpëtojë diçka nga tmerri aktual. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U pyet në emision nëse Xheneta e ka uruar për fitoren, Gjesti: Kush është ajo?

"Mos e pranoni ofertën e Trumpit për 'kapitullim'" - është mesazhi i fundit i Gjermanisë për Ukrainën

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar