Burimi: The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Propozimi me shtatë pika i presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, mund të jetë shumëçka, por ashiqare nuk është një plan paqeje. Është një plan për më shumë luftë.
Dorëzim, kapitullim, tradhti, paqësim, braktisje. Këto janë fjalët që përshkruajnë më mirë këtë apologji skandaloze të paqes, të cilën administrata Trump po përpiqet ta shesë nëpër Evropë.
Sepse, në vend që të përpiqet të trajtojë shkaqet themelore të konfliktit – përkatësisht, pushtimin e paprovokuar të një shteti sovran nga Rusia – Trumpi dhe grupi i tij i bashkudhëtarëve kanë arritur në përfundimin e përçudnuar se mënyra më e mirë për të arritur paqen në Ukrainë është duke e shpërblyer presidentin rus, Vladimir Putin, për aktin e tij të paturpshëm të agresionit ushtarak.
Ky duket të jetë thelbi i kushteve të paraqitura në dokumentin njëfaqësh që u është dorëzuar diplomatëve perëndimorë të mbledhur në Londër. Ai propozon që Putinit t’i lejohet të mbajë pothuajse gjithë territorin ukrainas që ka uzurpuar që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2014, ndërsa ukrainasve – të cilët janë pa dyshim pala e pafajshme në këtë konflikt – nuk u jepet thuajse asgjë në këmbim.
Sugjerimi më skandaloz i bërë në këtë propozim, të cilin Trumpi e ka quajtur “oferta e tij përfundimtare”, është se, në këmbim të ndalimit të armiqësive nga Rusia përgjatë vijave aktuale të frontit, Uashingtoni do të pranonte de jure kontrollin rus mbi Krimenë. Për më tepër, Rusia do të gëzonte njohjen de facto nga Uashingtoni të të gjithë territorit në Lindje të Ukrainës, të cilin Moska e ka pushtuar, okupuar dhe aneksuar ilegalisht gjatë dekadës së fundit.
Ky koncesion jo vetëm që shpërblen përpjekjet ushtarake disavjeçare të Putinit për të shkatërruar pavarësinë e Ukrainës; por, përbën një shkelje flagrante të një prej shtyllave kryesore të rendit ndërkombëtar të pasluftës së Dytë Botërore që sanksionon se integriteti sovran i çdo kombi është i paprekshëm.
Nëse Rusisë i lejohet të shkelë këtë parim themelor të së drejtës ndërkombëtare, çfarë do ta frenojë Kinën të pushtojë Tajvanin, apo Argjentinën të pushtojë Ishujt Fokland? Larg një recete për një paqe të ardhshme, kapitullimi i Trumpit përballë Moskës vendos themelet për konflikte të ardhshme.
Aspektet e tjera të të ashtuquajturës “marrëveshje paqeje” të Trumpit, janë po aq të papranueshme për këdo që mbështet parimin e mbrojtjes së sovranitetit të Ukrainës nga agresioni rus. Përveç kërkesës që Kievi të dorëzojë territorin e vet, marrëveshja kërkon që Ukraina të heqë dorë nga aspiratat për t’u anëtarësuar në aleancën NATO. Në këmbim, një grup vendesh evropiane – pa dyshim një referencë ndaj “koalicionit të të vullnetshmëve” të Sir Keir Starmerit – do të angazhoheshin për të ofruar një “garanci të fuqishme sigurie” për të mbrojtur Ukrainën nga çdo akt i ardhshëm i agresionit rus.
Meqenëse marrëveshja e Trumpit nuk përmend asnjë mbështetje ushtarake nga ShBA-ja për një forcë të tillë – një nga kërkesat kyçe të Starmerit – kjo nismë duket se ka dështuar që në fillim.
Trumpi gjithashtu po i ofron Putinit disa stimuj të rëndësishëm për të pranuar marrëveshjen, siç është heqja e sanksioneve amerikane që janë vendosur që prej vitit 2014, si dhe oferta për bashkëpunim të ardhshëm ekonomik në sektorët e energjisë dhe të industrisë.
Është pothuajse e pabesueshme që Trumpi, i cili mori detyrën duke premtuar se do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë brenda “24 orëve”, do të bënte një dokument që, në thelb, jo vetëm është i gabuar, por që përbën një kërcënim të hapur ndaj paqes në botë.
Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Trumpit, duket se e hartoi këtë tallje prej një marrëveshje paqeje, pas katër orësh bisedimesh me Putinin në Moskë, në javën e kaluar. Duke gjykuar nga rezultati përfundimtar, vlerësimi më i saktë për përpjekjet e të dërguarit amerikan është se ai thjesht ka diktuar fjalët e liderit rus.
Putini me siguri do ta paraqesë këtë marrëveshje – nëse e pranon – si justifikim për aventurën e tij luftarake në Ukrainë, e cila ka marrë tashmë qindra-mijëra jetë dhe ka lënë zona të tëra të Ukrainës të pabanueshme.
Më e rëndësishmja, kjo do t’i lejojë ushtrisë së rrënuar dhe të lodhur të Rusisë të rigrupohet dhe të përgatitet për akte të ardhshme të agresionit kundër kufijve të Evropës, duke qenë i sigurt se, edhe nëse këto sulme ndodhin kundër vendeve anëtare të NATO-s, ai nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga një reagim ushtarak amerikan.
Befas, tallja e Trumpit, e bërë gjatë fushatës presidenciale se do ta inkurajonte Rusinë të sulmonte aleatët evropianë të NATO-s të cilët nuk kontribuojnë sa duhet financiarisht për mbrojtjen e vet, duket se meriton një vlerësim serioz nga aleatët e dikurshëm evropianë të Uashingtonit.
Duke pasur parasysh përbuzjen e hapur të kësaj administrate ndaj shqetësimeve evropiane, që reflektohet me faktin se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Witkoffi u tërhoqën në minutën e fundit nga samiti në Londër për planin e paqes, liderët evropianë duhet të marrin shembull nga Ukraina dhe të pranojnë se ShBA-ja nuk mund të konsiderohet më si garantuese e interesave të tyre.
Duke gjykuar nga reagimi fillestar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ndaj ofertës së Trumpit, Ukraina ka të ngjarë të arrijë në përfundimin se është më mirë të vazhdojë të luftojë sesa të përjetojë turpin kombëtar të dorëzimit të territorit të saj ndaj Rusisë.
Dhe, nëse liderët evropianë kanë nevojë për ndonjë provë shtesë se duhet të kujdesen vetë për të ardhmen e sigurisë së tyre, atëherë “marrëveshja e paqes” e hartuar nga administrata e çuditshme e Trumpit duhet t’ua japë gjithë nxitjen e nevojshme për këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Veç je femër se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti", debat i ashpër mes Robert Berishës dhe Afërdita Paqaradës në emision

"Policia, të gjithë barkas", momenti i arrestimit të shtatë të 'fortëve' të Durrësit

Është Kuvendi apo 'Red Carpet'? Adriana Matoshi sfidon kodin e veshjes me një paraqitje ekstravagante në parlament

Edhe Shota Baraliu në mesin e grevistëve të ndërmarrjes "Pastrimi" në Prishtinë - aktorja që prej vitesh punon në këtë ndërmarrje publike

Për të 20-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit

"Indirekt më kërkuan të votoj Haxhiun për postin e kryetares", Balje: Sigurisht që e refuzova

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Mediat zvicerane ngrenë alarmin: Rreth 600,000 automjete po qarkullojnë në rrugët e vendit pa u kontrolluar

“Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, Teuta Selimi befason ndjekësit me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave

Eksod i paparë në Old Trafford: Manchester United i vë në shitje të gjithë lojtarët

Mediat spanjolle zbuluan arsyen pse Reali nuk ia zgjati kontratën Modricit