LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Izbicë: Do të kërkojmë drejtësi për krimet e bëra

Veseli në Izbicë: Do të kërkojmë drejtësi për krimet e bëra

Qindra qytetarë janë mbledhur sot në Izbicë të Skenderajt për të përkujtuar 150 persona të rënë në masakrën e Izbicës, 17 vjet më parë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po merr pjesë në këtë ceremoni përkujtimore tha se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për ata që kanë kryer krimet.

“Nuk do të jemi hakmarrës, por nuk do të ndalim së kërkuari drejtësi për ata që kanë kryer ato krime. Si institucione do të punojmë çdo ditë në mënyrë që të zhvillojmë shtetin”, tha kryetari i Kuvendit.


Nga fshati Izbicë, Veseli ka bërë thirrje që të tejkalohen sfidat dhe mosmarrëveshjet sepse ende ka shqiptarë që janë vrarë në luftë dhe trupat e tyre nuk dihet ku janë.

Ndërsa, kryetari i Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së ka ftuar të gjithë ata që tentojnë ta njollosin luftën, të rreshtohen me krah tyre për ta realizuar amanetin e madh që ka dalë nga lufta e UÇK-së.

Ndërsa, Bajram Qerkini nga Shoqatat e familjarëve të të zhdukurve ka porositur përfaqësuesit e institucioneve që të mos harrojnë 1658 të pagjeturit.

“Ne nuk do të pajtohemi deri në kthimin e personit të fundit nga Serbia”, ka thënë Qerkini.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Politikë
Kalo në kategori