LAJMI I FUNDIT:

Ivanov takoi ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni

Ivanov takoi ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni

Kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov, ka mbajtur një takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në takim është diskutuar për ngjarjet e tanishme pas përcaktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë së re. Ivanovi ritheksoi përkushtimin e Maqedonisë për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE, si një nga prioritetet më strategjike të vendit.

Ivanovi konsideron se BE-ja duhet të caktojë datën për fillimin e bisedimeve, respektivisht të hapen kapitujt 23 dhe 24.


Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për sfidat kyçe me të cilat përballet Maqedonia dhe rajoni, siç janë shtegtarët dhe kriza e sigurisë, radikalizmi ekstrem, retorika nacionaliste në rajon./Telegrafi/