LAJMI I FUNDIT:

Iu përmend emri nga “Freedom House”, Haradinaj: Kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë

Iu përmend emri nga “Freedom House”, Haradinaj: Kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë

Të mërkurën është publikuar raporti i organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, ndërsa Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

Freedom House në raport ka një reference mjaft të rëndë për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raportin e Freedom House.


Përparim në shkallën e demokracisë, telashe me korrupsionin – raporti i Freedom House përmend edhe figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin
Lexo po ashtu Përparim në shkallën e demokracisë, telashe me korrupsionin – raporti i Freedom House përmend edhe figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin

Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar ish-kryeministri Haradinaj.

Ai përmes një adresimi në Facebook ka thënë se ka punuar dhe vazhdon të punojë për sundimin e ligjit.

“U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im. Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”.

Haradinaj, gjithashtu ka thënë se Qeverisë t’i bëjë opozitë “duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori