LAJMI I FUNDIT:

Italia ka ndaluar festimet e Vitit të Ri

Italia ka ndaluar festimet e Vitit të Ri

Italia ka shtrënguar masat për të frenuar rritjen e infeksioneve me COVID-19, duke përfshirë ndalimin e të gjitha festimeve të Vitit të Ri, ndërkohë që infeksionet ditore arrijnë nivele rekord.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha se mbajtja e maskave do të jetë përsëri e detyrueshme jashtë dhe urdhëroi qytetarët që të përdorin maskat Ffp2 në transportin publik dhe në vende publike, si teatrot, kinematë dhe ngjarjet sportive, pasi ato ofrojnë mbrojtje më të madhe.

Për më tepër, koncertet dhe ngjarjet në natyrë do të ndalohen deri më 31 janar, dhe diskotekat dhe klubet e vallëzimit do të duhet të mbyllin dyert deri në atë datë për të parandaluar grumbullimet masive gjatë sezonit të festave.


Masat e reja u njoftuan në ditën kur Italia regjistroi 44,595 raste të reja me coronavirus, një rritje prej më shumë se 70 për qind në vetëm një javë, pasi varianti ngjitës i Omicron fillon të përhapet në të gjithë vendin.

Autoritetet italiane kanë raportuar edhe 168 të vdekur, numri më i lartë që nga muaji maj, por nën nivelet e pikut të mëparshëm, kryesisht për shkak të numrit të madh të personave të vaksinuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori