LAJMI I FUNDIT:

ISW: Putini mund të jetë duke i vendosur kurth Wagner-it

ISW: Putini mund të jetë duke i vendosur kurth Wagner-it

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka njoftuar se Vladimir Putin mund të jetë duke vendosur një kurth luftëtarëve të Wagner-it, duke e paraqitur Bjellorusinë si një strehë të sigurtë.

Presidenti rus u tha anëtarëve të grupit mercenar se ata kishin tre opsione pas rebelimit të dështuar: të vazhdonin t’i shërbenin Rusisë, të tërhiqen dhe të jetonin një jetë civile, ose të ndiqnin liderin e tyre Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi, transmeton Telegrafi.

Por Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se Kremlini ka të ngjarë të shohë personelin që dezertoi në një vend fqinj si tradhtarë.


Ukrainasit rrethojnë ushtarët e Putinit që fshiheshin në istikame, i detyrojnë të dorëzohen
Lexo po ashtu Ukrainasit rrethojnë ushtarët e Putinit që fshiheshin në istikame, i detyrojnë të dorëzohen

ISW njofton se historia e Bjellorusisë mund të jetë një kurth për pjesëtarët e Wagner-it. Putin bëri një premtim se ‘familja’ Wagner mund të shkonte në Bjellorusi, dhe dje tha se do ta përmbushte premtimin.

Por vlera afatgjatë e këtij premtimi, pavarësisht fjalimit të Putinit, është e diskutueshme, u tha ndër tjera nga ISW.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko i dorëzoi Moskës 33 luftëtarë të burgosur të Wagner.

“Nuk ka asnjë arsye të dukshme pse ai nuk do ta bënte përsëri”, tha ISË. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori