LAJMI I FUNDIT:

ISW: Hera e parë pas pushtimit rus, ukrainasit marrin kontrollin e territorit të bregut lindor të lumit Dnieper

ISW: Hera e parë pas pushtimit rus, ukrainasit marrin kontrollin e territorit të bregut lindor të lumit Dnieper

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) njoftoi se forcat ukrainase kanë zënë pozicione në bregun e majtë (lindor) të lumit Dnieper në Kherson.

Analistët e institutit amerikan thanë se burimet ruse kishin ofruar pamje të mjaftueshme për të konfirmuar se vendosjen e forcave në bregun lindor të rajonit Kherson.

Pamjet e gjeolokuara të lëshuara nga milblogeri rus më 22 prill tregojnë forcat ukrainase duke marrë pozicione në bregun e lumit Dnieper, shtatë kilometra në jugperëndim të Khersonit dhe duke avancuar në skajet veriore të vendbanimit në autostradën E97, si dhe në perëndim të Dachi, 10 km në jug të Khersonit.


Këto pamje tregojnë gjithashtu se forcat ruse nuk kontrollojnë ishujt në lumë, Kinka dhe Chaika, më pak se gjysmë kilometër në veri të pozicioneve të gjeolokuara ukrainase pranë urës Antonivka.

Analistët vunë në dukje gjithashtu se ushtarët rusë u ankuan se shkaku i mungesës së artilerisë, trupat ukrainase zbarkuan në bregun lindor për shkak të centralizimit të tepruar të komandës ushtarake ruse.

ISW theksoi se kjo është hera e parë që territori në bregun lindor të lumit Dnieper në rajonin Kherson është nën kontrollin e Ukrainës. Kjo konfirmohet nga imazhet e besueshme të gjeolokacionit të pozicioneve ukrainase në bregun lindor, si dhe raportet ruse nga burime të ndryshme për praninë e vazhdueshme të ukrainasve në këtë zonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i NATO-s, Rutte: Evropa duhet të shpenzojë 'shumë më shumë' për mbrojtje

Shefi i NATO-s, Rutte: Evropa duhet të shpenzojë 'shumë më shumë' për mbrojtje

Evropa
Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
Kalo në kategori