LAJMI I FUNDIT:

Ishte fokusuar në video-lojë dhe nuk shikonte nga ecte, nëntëvjeçari ra në binarët e trenit

Ishte fokusuar në video-lojë dhe nuk shikonte nga ecte, nëntëvjeçari ra në binarët e trenit

Derisa ndodhej në një stacion trenash në Yekateringburg të Rusisë, një nëntëvjeçar i njohur vetëm si Lev, ishte fokusuar në video-lojë dhe nuk shikonte nga po ecte.

Për pasojë, ra në binarët dhe për një moment e kapi paniku, megjithëse në atë moment nuk po kalonte ndonjë tren, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, fëmija e ka prekur kabllon e rrymës që arrin deri në 825 volt, por që ishte e mbuluar me shtresën speciale.


Të shikuarit në telefon, apo luajtja e video-lojërave të ndryshme në këtë formë, ka qenë shumë shpesh shkaktari i aksidenteve të kalimtarëve. /Telegrafi/