LAJMI I FUNDIT:

Ishi i Ritës ndahet nga e dashura (Foto)

Ishi i Ritës ndahet nga e dashura (Foto)

Ka mbaruar gjithçka! Ish-i dashuri i Rita Orës, Calvin Harris, raportohet se i ka dhënë fund lidhjes me modelen Aarika Wolf.

DJ skocez ka qenë në lidhje me yllin amerikan për shtatë muaj, por dyshja raportohet se i kanë dhënë fund lindjes së tyre në muajin shkurt.

“Calvin dhe Aarika janë ndarë rreth kohës së ndarjes së çmimeve Brit muajin e kaluar”, ka thënë burimi për TheSun.


“Ata të dy janë kujdesur për njëri-tjetrin një kohë të gjatë, por thjesht nuk funksionoi dhe ata do të qëndrojnë miq”.

“Calvin gjithmonë është shumë i zënë dhe vazhdimisht udhëton nëpër botë për të mbajtur koncerti si DJ, andaj ai është i kënaqur që është singël për një kohë”, ka shtuar burimi. /Telegrafi/