LAJMI I FUNDIT:

Ish-shefi i njësisë ushtarake britanike për armë kimike: Putini po humb, nuk po mund ta pranojë këtë

Ish-shefi i njësisë ushtarake britanike për armë kimike: Putini po humb, nuk po mund ta pranojë këtë

Hamish De Bretton-Gordon, ish-shef i njësisë ushtarake britanike për armë kimike, ka thënë për Sky News se nuk mund të supozohet që Vladimir Putin nuk do të fillojë një lloj të sulmit bërthamor dhe se kjo do të mund të kryhet në disa mënyra.

“Do të ishte e pabesueshme që Putin të përdorë armë taktike bërthamore. Megjithatë, Putin po vazhdon ta bëjë të pabesueshmen”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

“Mendoj që nuk mund të supozojmë se do të përdor këtë lloj të armës. Përndryshe, emëroi Sergei Surovikinin gjeneral Armagedonin, aktivitetet e të cilit i kam përcjell viteve të fundit në Siri”, shtoi Bretton-Gordon.


Ushtaraku britanik ka theksuar se edhe pse do të ishte çmendur që Moska të përdorë armë bërthamore dhe biologjike – “një gjë të tillë duhet trajtuar me seriozitet”.

“Tregimi i fundit për bombat e pista është vërtetë temë e rëndësishme me të cilën duhet të ballafaqohemi, pasi që Putin ka thënë se do t’i fikë dritat dhe të shkyçë ngrohjen në Ukrainë, e të gjitha sulmet e fundit çojnë drejt atyre gjurmëve. Ai po humb dhe këtë nuk po e pranon, kjo më brengosë”, tha ndër tjera Bretton-Gordon.

“Mendoj se kërcënimi më i madh është fikja e energjisë elektrike dhe e centraleve bërthamore, gjë që Putin është zotuar se do ta bëjë. E për ta bërë këtë, duhet ta hedhë në erë apo t’i vë zjarrin”, tha për fund ushtaraku britanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Evropa
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Botë
Kalo në kategori