LAJMI I FUNDIT:

Ish punëtorët e Ramiz Sadikut kërkojnë 5 milion euro dhe pagat

Ish punëtorët e Ramiz Sadikut kërkojnë 5 milion euro dhe pagat

Punëtorët e ish ndërmarrjes së Ramiz Sadikut, kanë protestuar para objektit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, duke mos ditur se kujt t’i drejtohen dhe kanë kërkuar 20 përqindëshin nga paratë e privatizimit të ndërmarrjes dhe pagat e mbetura borxh ndaj tyre.

Nga fondi i privatizimit atyre ju takojnë rreth 5 milion euro.

Delegacioni i udhëhequr nga Feriz Krasniqi u pritë nga nënkryetari i BSPK-së Hasan Abazi. “Jemi të irrituar për shkak se nuk kemi marrë 20% dhe 16 paga që na janë premtuar”, kanë deklaruar punëtorë.

Ata e kanë njoftuar Abazin lidhur me zvarritjen e procedurës së likuidimit të objekteve të kësaj ndërmarrjeje, të cilat kanë mbetur në mëshirën e fatit.


“Përpos tjerash, ata shprehën mllefin e tyre edhe ndaj emërimit të Bahri Shabanit në Agjencionin Kosovar të Privatizimit, sepse sipas tyre ai deri më sot nuk i ka mbrojtur asnjëherë të drejtat e punëtorëve”, thuhet në komunikatë.

Grupi protestues , pas BSPK-së vazhdoi rrugëtimin deri tek qeveria e Kosovës, ku me këtë rast, delegacioni është takuar me Këshilltarin e Kryeministrit, z. Astrit Salihu, të cilit ia prezantuan vërejtjet dhe pakënaqësitë e tyre. /Telegrafi/