LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i KF Feronikelit, Naser Ramaj arrestohet në Mal të Zi

Ish-presidenti i KF Feronikelit, Naser Ramaj arrestohet në Mal të Zi

Policia e Ulqinit ka arrestuar ish presidentin e klubit futbollistik, Feronikeli, Naser Ramajn, pasi ndaj tij është bërë kallëzim penal për shkak të dyshimit se ka shmangur taksat dhe me këtë ka dëmtuar shtetin malazez për më shumë se 2 milionë euro.

Ish presidenti i Feronikelit, udhëhoqi klubin nga Drenasi për afërsisht katër vite, ku klubi kubi kishte suksese të mëdha.

Nën drejtimin e tij, klubi arriti të fitojë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës dhe Kupën e Kosovës në sezonin 2028/2019.


Ramaj kishte afruar në atë kohë emrat më të njohur të futbollit të Kosovës në klubin që drejtonte, ndërsa si trajner kishte Zekirija Ramadanin.

Kur ai ishte larguar nga posti i kryetarit të Feronikelit, klub kishte mbetur i zhytur në borxhe. Rreth 700 mijë euro ishte borxhi i klubit. Pos ndaj lojtarëve dhe trajnerëve, klubi nga Drenasi kishte borxhe edhe ndaj shtetit, përkatësisht Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas raportit të policisë malazeze, Ramaj dyshohet se ka shmangur tatimin si një nga pronarët e kompanisë “Alart Centar Budva”, shkruan Vjesti.

Kallëzimi penal kundër tij është bërë nga zyrtarët policorë, të cilët kanë nisur hetimet për këtë çështje. Naser Ramaj është i njohur për investimet e tij në ndërtimin e komplekseve banesore në Mal të Zi.

Në vitin 2017, ai ishte taksapaguesi më i madh në Budva, për çka kishte marrë edhe një mirënjohje nga komuna. Përveç kësaj, ai është shfaqur shpesh në ballinat e gazetave malazeze si një biznesmen i suksesshëm dhe serioz. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori