LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjenerali izraelit: Nëse nuk shkatërrojmë Hamasin, nuk duhet të ekzistojmë si shtet

Ish-gjenerali izraelit: Nëse nuk shkatërrojmë Hamasin, nuk duhet të ekzistojmë si shtet

Ish-komandanti i divizionit “Gaza” në forcat e armatosura të Izraelit, gjenerali Shmuel Zakai ka dhënë për televizionin 12 parashikimet e tij me rastin e operacionit ushtarak izraelit në Gazë.

Siç raporton Times of Israel, ai tha se tmerret dhe mos suksesi i 7 tetorit “do të krihen mirë” kur të përfundojë lufta, por se këto ngjarje nuk guxojnë të “varrosin” shpresën në ushtrinë izraelite, transmeton Telegrafi.

“Qëndrueshmëria kombëtare është një kërkesë jetike. Thelbi i asaj që duhet të bëjë ushtria izraelite është të arrijë një fitore vendimtare që do të jehojë për shekullin e ardhshëm në Lindjen e Mesme dhe do të bëjë të qartë se asnjë ushtri apo organizatë terroriste nuk mund të pushtojë territorin e shtetit të Izraelit dhe të vrasë civilë”, tha ai.


“Shteti i Izraelit nuk ka të drejtë të ekzistojë nëse në fund të këtij operacioni Hamasi nuk shkatërrohet”, shtoi ai duke theksuar se asnjë armik asnjëherë nuk është mundur pa operacione tokësore.

Izraelitët gjejnë dokumente të fshehta, militantët e Hamasit kishin instruksione për të sulmuar shkollat dhe rrëmbejnë sa më shumë fëmijë
Lexo po ashtu Izraelitët gjejnë dokumente të fshehta, militantët e Hamasit kishin instruksione për të sulmuar shkollat dhe rrëmbejnë sa më shumë fëmijë

Hezbollahu me seli në Liban ka për synim të fitojë vëmendjen e ushtrisë izraelitë në Gazë dhe sipas Zakait nuk duhet lejuar ta bëjë një gjë të tillë.

“Të gjitha përpjekjet tona duhet të drejtohen në shkatërrimin e një grupi terrorist vrasës, pa dallim – që synonte fëmijët, gratë, të moshuarit, të mbijetuarit e Holokaustit… Ne nuk erdhëm këtu për të krijuar një shtet që dikush do të mendonte se mund të guxonte ta bënte këtë. … Të gjithë ata që e bënë këtë duhet të shkatërrohen”, tha Zakai.

Gjenerali Zakai u shkarkua nga ushtria izraelite në nëntor 2004, me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Moshe Ya’alon.

Ai dështoi në një test poligrafi gjatë një hetimi për rrjedhjet në mediat izraelite gjatë operacionit të Gazës në vitin 2004. Zakai akuzohet se ka dhënë raporte në media se ushtria izraelite dëshiron t’i japë fund operacionit.

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori